Kreu i FRPD, thirrje të rinjve për të kontribuuar për të dëmtuarit nga tërmeti

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi shpreh ngushëllime familjeve për humbjen e të afërmëve të tyre nga tërmeti dhe pasi falenderon të gjithë ata që u gjendën pranë zonavce ku kpati më shumë rrezik nga tërmeti, u bën thirrje të rinjve për për të kontribuuar për të dëmtuarit nga tërmeti

Postimi i kreut të FRPD

Dita e sotme ishte një tronditje shumë e madhe për këdo!

Forumi Rinor i Partisë Demokratike solidarizohet dhe shpreh ngushëllimin e thellë për viktimat dhe të lënduarit e tërmetit. Ndërkohë, shpresojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe t’a kalojnë këtë tragjedi që ndodhi. Urojmë që sa më shpejt të shpëtohen jetët e atyre personave që ende ndodhen nën rrënoja.

Një falenderim i madh shkon për të gjithë ata vullnetarë e qytetarë që u gjendën pranë zonave ku pati më shumë rrezik. Falenderim për të gjithë shtetet me në krye Kosovën, qeveritë dhe kompanitë private që po përkrahin Shqipërinë në këtë ditë të tmerrshme dhe mediave që janë akoma në raportim të lajmeve të fundit.

Kush ka mundësi të kontribojë me ndihma për familjet e prekura nga kjo tragjedi, njoftojmë se zyra e FRPD në selinë qëndrore të PD do të qëndrojë hapur nga ky moment deri në fundjavë. Zoti qoftë me ne të gjithë 🙏🏻

1 44

4 16

termeti pasojat

termet3

Artikulli paraprakHaradinaj: Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Artikulli tjetërTërmeti/ Kroacia sjell qentë e saj zbulues…