Rinia e harruar nga Edi Rama/ Kreu i FRPD: Me Bashën kryeministër vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve dhe arsimit

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shprehset se, qeveria ka hequr dorë nga maturantët dhe studentët, duke i braktisur dhe harruar plotësisht.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se, rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit.

Kreu i FRPD, shprehet se, me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet dhe Lulzim Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve, profesionistëve të rinj, atyre që janë harruar prej kohësh dhe që vërtet meritojnë vëmendje maksimale.

Postim i plotë i Belind Këlliçit

Maturantët dhe studentët sot janë të zhgënjyer e të braktisur nga qeveria. Rinia është lënë në harresë të plotë nga Edi Rama dhe kabineti i tij, ndërkohë që duhej të ishte çështje prioritare për të ardhmen e vendit.

Me Lulzim Bashën kryeministër, vëmendja më e madhe do i kushtohet të rinjve, arsimit, studentëve dhe nxënësve, profesionistëve të rinj, atyre që janë harruar prej kohësh dhe që vërtet meritojnë vëmendje maksimale. Së bashku me strukturën tonë të studentëve, GRUD, dhe atë të gjimnazeve, ne do të bëjmë të mundur një koordinim dhe një plan konkret për t’i rikthyer shpresën studentëve, të rinjve dhe për të frenuar emigrimin masiv të trurit.
#DekadaERinisë #DitëMëTëMira

2 30

3 16

4 11

Artikulli paraprakDjegia e mbeturinave/ Denoncimi i përfaqësuesit të PD: Mafia shtet po u merr frymën banorëve të Peshkopisë (Video)
Artikulli tjetërHelmimi i kreut të opozitës ruse/ Pas ndërhyrjes së Merkel, Aleksei Navalny lejohet të fluturojë për kurim në Gjermani