Kreu i FRESSH plagos me thikë të riun pse shkruajti në FB kundër kllounit të Ramës për kryetar bashkie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Ersekës. Bëhet e ditur se, kryetari i FRESSH në Kolonjë ka qëlluar me thikë një të ri pse ai kishte shkruajtur një satus kundër kllounit të Ramës për kryetar Bashkie në Ersekë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal të lindur pas një komenti që i plagosuri, Ervis Këndezi kishte bërë në faqen e Facebook të kandidatit socialist për Bashkinë e Kolonjës, Erjon Isai.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, kreu i FRESSH në Kolonjë, Pandi Cunge ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari për komentin në fjalë, më pas e ka qëlluar me thikë në krahë.
Mësohet se autori nuk është ndaluar nga policia.

Artikulli paraprakWashington Times: Në DASH punojnë kundër axhendës së Trump në Ballkan, dhe posaçërisht në Shqipëri
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Vaut të Dejës i përgjigjet Llesh kimikut