Krahasimi Ançeloti-Pep, Bajerni më dembel me Karlon

Bajerni i Karlo Ançelotit të lë përshtypje të tjera në krahasim me fillimet e Pep Guardiolës, por në fakt statistikat na tregojnë se dy trajnerët kanë arritur rezultate pothuajse të njëjta deri në javën e shtatë të Bundesligës. Me ardhjen e Guardiolës më 2013-ën, bavarezët ishin euforikë dhe e ngritën spanjollin në qiellin e shtatë. Loja dominante me zotërim topi mbi 66%, si dhe puna e palodhshme e spanjollit bëri që të komplimentohej çdo ndeshje. Në fakt ai i dha Bajernit vetëm 5 trofe – 3 tituj dhe 2 Kupa, ndërsa në Champions e kishte hapin deri në gjysmëfinale.
Bilanci i Ançelotit dhe Guardiolës në 11 ndeshjet e para të sezonit është i njëjtë: 8 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Krahasimi i statistikave të “Deltatre” na ofron shumë ngjashmëri mes tyre, veçse Bajerni i Ançelotit është më dembel. Kjo vërtetohet nga kilometrat e përshkuar dhe sprintet në një ndeshje.

Artikulli paraprakThiago Silva, Juve ëndërron goditjen me kosto zero
Artikulli tjetër“Pep Guardiola mund të bëhet trajner i Katalunjës jo i Spanjës”