Kotzias jep dorëheqjen pas akuzave si njeri i Sorosit

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur sulmet ndaj tij.
Lajmi njoftohet nga gazeta konservatoe greke, “Kathimerini” që referon burime nga qeveria greke. Kotzias është ndjerë i braktisur nga kryeministri Tsipras gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, ditën e martë, gjatë së cilës Kammenos e ka akuzuar ministrin e Jashtëm për keqmenaxhim të fondeve sekrete të Ministrisë. Një tjetër arsye është edhe Marrëveshja e Prespës, ndërkohë që Kammenos e ka zgjeruar listën e tij edhe me akuzën se Kozias është njeri i George Soros.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u largua të mërkurën nga posti për shkak të mosmarrëveshjeve në kabinet rreth emrit të Maqedonisë.
Kryeministri Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë duke shtuar se postin e tij do ta marrë zoti Tsipras.
Në një takim të qeverisë dje, zoti Kotzias u ndesh me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit që mban në këmbë qeverinë e zotit Tsipras.
Kreu i partisë nacionaliste të Grekëve të Pavarur, Kammenos ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria pasi është kundër marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kotzias dhe Tsipras në fillim të këtij viti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.
Marrëveshja ka ngjallur kundërshtime të forta në të dy vendet.
Greqia ka një krahinë veriore me emrin Maqedoni, zemra e mbretërisë së dikurshme të Aleksandrit të Madh.
Shumë grekë kanë frikë se marrëveshja, që është ende në tryezë, do t’i krijojë mundësi Shkupit të ngrejë zyrtarisht pretendime ndaj trashëgimisë së tyre kulturore.

Artikulli paraprakMeta: As kanabisi, as bastet dhe as thesi me miell nuk e zgjidh varfërinë
Artikulli tjetërSHBA ngre akuza ndaj kartelit meksikan të drogës, çfarë do ndodhë me Kartelin e Tiranës?