Kosovë, rritja e kredive ka ndikuar në uljen e normave të interesit

Shoqata e Bankave të Kosovës e ka organizuar forumin e hapur me teme: Sektori bankar dhe sistemi i zbatimit të kontratave në Kosovë, ku u tha se krahasuar me disa vite më herët numri i kredive është rritur gjë që ka ndikuar në uljen e normave të interesit. Zëvendësguvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se normat e interesit nga dyshifrorë sa kanë qenë janë kthyer në një shifrore.
Kurse, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeule, tha se FMN është shumë e interesuar në zbatimin e kontratave përmbaruese pasi kjo ndihmon në rritjen e zhvillimit ekonomik. Kurse, kryetari i Shoqatave të Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka deklaruar se sistemi i përmbarimit në Kosovë ka ndikuar pozitivisht në sektorin bankar në vend.
Në konferencë kanë vazhduar diskutimet në mes të akterëve të bankave të Kosovës të cilët i kanë treguar hallet dhe problemet e tyre lidhur me zhvillimin e sistemit bankar në Kosovë.

Artikulli paraprakBlerësi offshore me xhiro zero lekë jep 82 milionë euro për Rinasin
Artikulli tjetërKosovë, bien investimet e huaja me 12.9% në tremujorin e parë