Kosova voton Demarkacionin me Malin e Zi, por Brukseli gjen një kusht të ri për heqjen e vizave

Mes të tjerash në deklaratën e përbashkët të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisionarit për punë të jashtme, Johannes Hahn dhe komisionari për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, thuhet se Kosova do të jetë në vëzhgim për çështje që lidhjen me korrupsionin.
“Në vitin 2016, Komisioni Europian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve. Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakA e ka mbaruar gjimnazin Ulsi Manja?
Artikulli tjetërRama kundër FMN: Do vjedhim me koncesionet deri në vitin 2021