Kosova nderon Presidentin historik, Ibrahim Rugova! (Foto)

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka zhvilluar homazhe sot në varrin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në përkujtim të 14-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Haradinaj pas homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova ka deklaruar se momentin e ndarjes së tij nga jeta e kujton gjithmonë.

Haradinaj në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit ka deklaruar para mediave se Kosovën e presidentin sfida.

Por, ai shton se puna dhe angazhimi i ish-presidentit jetojnë gjithnjë.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, nderojmë në emër të institucioneve por edhe si bashkëpunëtor veprën e tij por edhe momentin e ndarjes një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka qu gjithë popullin, Kosovën e presin sfida po puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jetojnë gjithnjë”, ka deklaruar Haradinaj.

Në një mesazh në Facebook, Haradinaj shkruan:

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, sot zhvillova homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij. Ky moment, që mbahet në mend gjithë jetën, ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës.

Një nderim i jashtëzakonshëm i të gjithë neve, i miqve, ndaj figurës së presidentit Rugova. Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë”.

1 47

2 38

11 2

Artikulli paraprakBerisha: Edvin Kristaq Tradhëtari, fatkeqësi kombëtare!
Artikulli tjetërGrabitja e shtetasve të huaj në Korçë: Na dhunuan dhe vodhën…