Kosova me ligj të ri për trafikun rrugor

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se nga sot hyn në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor. Qëllimi i këtij ligji, sipas MI-së, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit. “Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferët, këmbësorët dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentës së shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Europiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e dërguar nga MI . Me ligjin e ri është parashikuar edhe dënimi për dëmtimin e shenjave të komunikacionit, ku gjoba do të jetë 6,000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.

Artikulli paraprak400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë
Artikulli tjetërMirëmbajtja e rrugëve me tendera të dyshimtë, Shqipëria me koston më të lartë në Europë