Kosova liçenson 38 laboratorë për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2

Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.

Australia shënon rekord të shifrës ditore të viktimave të koronavirusit
Më herët, Ministria e Shëndetësisë kishte licencuar edhe 29 laboratorë të tjerë.

Ata do të monitorohen në vazhdimësi nga MSH-ja dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me dallaveret e mundshme me çmime.

Artikulli paraprakDeputetja e Kuvendit të Kosovës me 7 milionë euro pasuri
Artikulli tjetërKush është njeriu më i korruptuar në Kinë me harem dhe 3 ton para