Kosova do t’i dalë në ndihmë Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e saj humane, teknike dhe financiare

Ramush HARADINAJ – Kryeministër i Kosovës

– Kosova do t’i dalë në ndihmë Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e saj humane, teknike dhe financiare.

– Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dërgimin e njësive speciale të Forcës së Sigurisë për operacione të kërkim shpëtimit dhe poashtu dergimin e ekipeve emergjente të Policisë së Kosovës.

– Kam urdhëruar Ndërmarrjet publike për të dërguar njësitet mbështetëse në ndihmë për zonat e prekura. Minierat e Trepçës dhe Artanës do të dërgojnë Çetat e tyre të Shpëtimit, kurse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Njësinë e Zjarrfikësve.

– Kam autorizuar të gjitha Kompanitë e Mirëmbajtjes të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, që menjëherë të nisen për Shqipëri.

– Qeveria në detyrë vendosi që Shqipërisë t’i ndahet shuma prej 500 mijë eurosh, si ndihmë financiare”.

#JamShqiptar…🇦🇱🇽🇰

kosova

auto 76793165 524251708421097 4842227476190986240 n1574756050

2 39

3 26

1 44

 

Artikulli paraprakBasha niset sërish drejt Thumanës ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit
Artikulli tjetërCapital T mirëpret në Prishtinë të prekurit nga tërmeti duke i mbuluar të gjitha shpenzimet