Koronavirusi/ Edhe 3 pacientë të tjerë në urgjencën e Infektivit

Janë të paktën edhe tre persona të tjerë, përveç 6 të infektuarve me virusin COVID 19 po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri.

Dy prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.

Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.

‘Janë 16 bokse me nga 12 shtretër për pritjen e tyre. Pastaj nëse del pozitiv me COVID 19 ai shtrohet në katin e parë ku janë edhe 6 të tjerë të prekur nga ky virus. Nëse del negativ del nga urgjenca’, është shprehur gazetari Erjon Skëndaj në News24.

Sa për gjendjen shëndetësore të 6 prej të prekurve, gazetari tha se janë në gjendje stabël dhe nuk kanë komplikacione.

Megjithatë ai shtoi se në ambientet e Infektivit është parë disa herë të hyjë e të dalë një autoambulancë që çon monstrat e analizave në ISHP. /BW

Artikulli paraprakPse papërgjegjshmëria e qeverisë mund të vrasë më shumë se koronavirusi?
Artikulli tjetër“Situatë alarmante”, dy tragete me 640 pasagjerë zbarkojnë nga Italia në Durrës edhe pse u shpall “zonë e kuqe” nga Conte