Koronavirusi, armë biologjike apo aksident natyre?

Asllan BUSHATI

Në emisionin “opinion” të TV Klan të datës 25 mars 2020, opinion publik shqiptar u pyet në se: ”koronaviruesi ishte virus i përgatitur në laborator, apo një aksident natyre”?

Në këtë testim (vullnetarisht) morën pjesë mbi 21 mijë teleshikues, prej të cilëve 87 përqind mendonin se është virus i përgatitur qëllimisht në laboratoret e kërkimeve biologjike dhe 13 përqind mendonin se është aksident natyre. Këto ditët e fundit (mars 2020), Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në daljet e tij publike para mediave e cilësoi koronavirusin si “virusi kinez”.

Kur e dëgjuan kinezët këtë, u hidhruan shumë dhe thanë se ky emërtim është fyes për ne. Në daljet e tjera publike Presidenti Trump jo vetëm që nuk e tërhoqi, togfjalshin e më sipërm, por shtoi se:”Kjo nuk është fyese. E vërteta është se virusi erdhi nga Kina”.

Ky qëndrim i amerikanëve i shtoi shumë hamendësimet, sepse në një farë mënyre gishti u drejtu atje nga erdhi virusi. Të ndodhur në një situatë që nënkuptonte përgjegjësi të mëdha botrore për jetët e humbura dhe shkatrrimin e bizneseve, kinezët prodhuan kundërvënien duke deklaruar se ”në vjeshtë pati ushtarë amerikan në rajonin e Uhanit në Kinë dhe ata janë shkaktarët- thanë disa zyrtarë të niveli të dytë në Kinë”.

Këtë deklaratë e amplifikuan edhe rusët e iranianët etj, duke u përpjekur që përgjegjësia të adresohet tek amerikanët. Amerikanët realisht u gjendën para pandemisë botrore njëlloj të papërgatitur, si e gjithë pjesa tjetër e globit. Kurse kinezët jo vetëm qenë të vonuar, por edhe shumë të rezervuar në deklarimin e të dhënave të koronavirusit.

Madje tashmë ata po përpiqen ta paraqesin vehten dhe veprimtarinë e tyre para botës si të mencur, të matur e triumfatore. Domethënia e kësaj është se ne koronavirusin e shkatrruam në vendin tonë dhe tani jemi në gjendje ti vijmë ndihmë kujtdo në botë .

Për një këndshikim më të gjërë, të këtij problem madhor e shumë të rrezikshëm me të cilin sot po përballet gjithë planetin, do të sjellë në kujtesën e lexuesve dy vendime të rëndësishme që ndryshuan strategjinë ushtarake ndaj armës biologjike.

Së pari: Marrë shkas nga përvoja e hidhur në këtë fushë para vitit 1980, me propozim të Presidentit Regan, Kongresi Amerikan miratoi doktrinën ushtarake lidhur me armën biologjike (përfshi edhe atë toksike), ku thuhet:”Shtetet e Bashkuara nuk do ta përdorin kurrë armën biologjike. Edhe në qoftë se ne do të goditemi nga të tjerët me armë biologjike, përfshi këtu edhe atë toksike. SHBA-të nuk do të përgjigjen kurrë me përdorimin e armës biologjike”.

Kjo doktrinë ushtarake u adaptu edhe nga antarët e tjerë të NATO-s në 1983. Së dyti: me inisiativën e SHBA-së, Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së, mbajti dy konferenca të posacme në 1980-1986 për ndalimin dhe mospërhapjen e armës biologjike. Po ashtu në verën e vitit 1987 OKB-ja “adoptoi vendimet e ekspertve teknik të vendeve pjesmarrëse në konference për ndalimin, mospërhapjen, mos përdorimin dhe kontrollin për agjentët biologjik”.

Edhe sot kjo është doktrina ushtarake e SHBA-së dhe NATO-s, është në fuqi ku asgjë nuk ka ndryshuar që nga Presidenti Regan deri tek Presidenti Trump. Tani para se të nxjerrim disa përfundime për situaten tronditëse që po kalojmë, shkarazi le të cekim fare pak njohuri nga përdorimi i armës biologjike.

Arma biologjike në mendimin ushtarak konsiderohet armë e dëmtimit masiv (ADM). Ajo bazohet në veprimin dëmtues të mikrobeve patogjene (me helmet e tyre) dhe toksinat e ndryshme që përdoren për dëmtimin dhe asgjësimin masiv të njerzve dhe kafshëve.

Literatura na bën të ditur se përvoja historike e epidemive të së kaluarës, shërbeu si bazë për zhvillimin e armës biologjike. Për këtë ka shumë shembuj nga paslufta e Dytë Botrore që tregojnë se si mikrobet e toksinat u përgatitën nëpër laboratore për tu vënë në shërbim të mendimit ushtarak.

Përvoja e parë (e cilësuar negative) ishte lufta e Koresë. Por ish Bashkimi Sovjetik u muar gjatë me këtë ADM. Në këtë fushë ai prodhoi shumë toksina dhe u paraqit në opinion se ato janë derivate i armës kimisë, madje duke i konsideruar hapur jo si ADM, po si degë e municioneve të zakonshme .

Mbështetur mbi këtë ide filluan ti përdorin toksinat në Afganistan në vitin 1980 kundër forcave Muxhahidine. Pra përvojën e punës laboratorike e trasferuan në veprimtari konkrete ushtarake në teren. Gazetari danez Bernard Debruin pa helikopterë sovjetik që hidhnin kutija mbi fshatrat që mbroheshin nga Muxhahidinët.”

Kutitë shpërthyen dhe nxirrnin një tym të verdh të ndotur. Pesë orë më pas, Debruin hyri në fshat dhe fotografoi viktima me lëkura të nxira të infektuara e me flluska të mbushura mbi trup. Viktimat villnin gjak. Brenda pak orësh disa nga viktimat e helmuara më në fund për pak minuta ndalonin të vjellurat dhe vdisnin menjëherë.

Në momentin e fundit tek viktima cfaqej një spazëm dhe nga goja, hundët e jashtqitja dilte një shkumë gjaku”. Ngjarja e mësipërme ndodhi në qershor 1980 dhe duke u transmetuar nëpërmjet masmedias tronditi rëndë gjithë opinionin publik botror. Por mbi të gjitha lajmi shkaktoi “furtunë” në qarqet ushtarake të shumë vendeve përfshi edhe atë të NATO-s.

Këto të fundit, nën drejtimin e amerikanëve u pozicionuan hapur ndaj kësaj masakre dhe “në kundërshtim me sovjetikët e cilësuan armën toksinë si pjesë të armës biologjike të ndaluar për përdorim ushtarak me konventë ndërkombëtare”.

Mbi këtë bazë denoncuan pikpamjet sovjetike për përdorimin e armës biologjike ku sipas tyre”arma biologjike mund të përdoret në funksion të një roli të vecantë strategjik për mbështetjen e trupave sulmuese ose për shkatrrimin e resurseve të bimëve e të kafshëve”.

Marrë shkas nga sa më sipër, nga përvoja negative e luftës së Koresë, nga përvoja brenda strukturave ushtarake amerikane, mendimi ushtarak amerikan rreth armës biologjike , u sintetizu në doktrinën ushtarake Regan të cilën e përmendëm më lart dhe që në esencë nënvizon se amerikanët kurrë nuk do ta përdorin atë edhe sikur të tjerët ta përdorin kundër tyre.

Kjo është në fuqi edhe sot. Tani kthehemi tek koronavirusi i cila është kthyer në një makth, rrezikshmëri serioze për jetën, panik, stres psikologjik e paralize e ekonomisë botrore. Nga kjo situatë (qesharake për shekullin 21), edhe nga njerzit më të thjeshtë e më me pak përvojë në botë dalin disa pyetje: – Pse Kina fillimisht u përpoq ta fshihte (ose minimizonte) koronavirusin në Uhan, kur për ngjarje të tilla ka konventa ndërkombëtare ? –

Pse Kina ishte shumë e vonuar në dhënien e informacioneve dhe këto të fundit hershëm ishin sipërfaqsore e me gjuhë të drujtë? Në vend që të sherbenin si përvojë për të tjerët. – Pse vetë Kina nuk kërkoi ndihmë nga partnerët ndërkombëtar dhe tashmë ju ofron ndihmë e eksperiencë të tjerve?

A mos ajo ishte e parapërgatitur për një situatë të tillë? – Vedhja e sekreteve të tenologjisë botrore (nga ndonjë shtet i vecantë) është kthyer në gjënë më të paskrupullt. Po supozoj për një moment se në një laborator(qoftë ky amerikan, kanadez, francez ose i dikujt tjetër), po studiohet krijimi i viruseve artificiale për qëllime studimore e humane dhe këtë e vjedh dikush dhe nga mos dija i plas “bomba në dorë” atij që e vjedh.

Atherë përgjegjsinë e ka ai që merrët me studim apo ai që vjedh? – Edhe në se në koronavirus (kovid 19), shkencërisht nuk ka asnjë dyshim për veprimtari subversive, njeriu më i thjeshtë në botë kërkon si domosdoshmëri imperative një investigim ndërkombëtar shkencor e të paanshëm që kjo hije e shëmtuar antinjerzore të hiqet. –

Unë nuk kam të drejtë të akuzoj askënd në botë për këtë katraurë botrore që po ndodh në sytë tanë, por jam dyshues edhe sikur një njeri i vetëm të menojë se është veprimtari agjenturore. Prandaj lypset investigim sapo emergjenca të fillojë të ulet. Në gjykimin tim, postkoronavirusi do të sjellë ndryshime të rëndësishme në organizimin e rendit botror.

Ata do të jenë të shumanëshe që nga individi e deri tek shteti e rruzulli toksor. Do të ndryshojnë mendimin e mënyrën tonë të jetesë. Ne duhet ti përqasemi të resë. Shpresojmë të mbetemi gjallë e shëndosh nga pandemia , shpresojmë se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë.

Artikulli paraprakApeli i Tritan Shehut: Mos fshihni motivet reale të jetëve të humbura nga virusi!
Artikulli tjetërRekord i zi në Itali, 969 vdekje në 24 orët e fundit nga Covid-19