Korea e Veriut kërcënon me anullim të samitit me presidentin Trump

Koreja Veriore ka thënë se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse Shtetet e Bashkuara njëanshëm insistojnë që verikoreanët të heqin dorë nga armët bërthamore. Takimi i cili ka bërë jehonë në botë në mes të Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un pritet të zhvillohet më 12 qershor.
Mirëpo përmes një deklarate, zëvendësministri i Jashtëm verikorean, Kye-gwan ka akuzuar SHBA-në për siç është thënë deklarata të pakujdesshme me qëllime jo të mira.
Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton.
“Ne kemi vënë dritë në vlerat e Boltonit në të kaluarën dhe nuk mund ta fshehin ndjenjën e mospranimit ndaj tij”, ka thënë ministri verikorean.
Samiti Trump-Kim ishte planifikuar të mbahej pasi Koreja Veriore kishte treguar përkushtim për të denuklearizuar Gadishullin Korean.
Përveç tjerash, Koreja Veriore ka ftuar mediat e huaja për të dëshmuar mbylljen e vendeve të testimeve bërthamore më vonë gjatë këtij muaji.

Artikulli paraprak7 simptoma të goditjes nga i nxehti që duhet t’i dini patjetër
Artikulli tjetërZhduket Fatmir Xhafaj!