Koni: Pezullimin nga posti i rektorit vendim politik, 4 dekanët aleancë me qeverinë për të bllokuar Universitetin

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga studio e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ai e priste shkarkimin.

Koni tha se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por e kundërta, Rama ka përplasje me të, ndërsa theksoi se  Kryeministri flet pa fakte.

Koni: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte.

Sipas Konit vendimi i Shahnit është politik dhe i porositur.

Koni: Vendimi i zonjës Shahini është politik, me porosi të veçantë Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte.

Koni i përgjigjet 4 dekanëve: Aleancë me qeverinë për të bllokuar Universitetin

Koni ka akuzuar 4 dekanët që mbështetën vendimin e ministres Shahini se janë në aleancë me qeverinë për të bllokuar punën në Universitet.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Koni tha se ata qëllimisht kërkojnë të krijojnë kolaps në këtë institucion.

Koni: Atëherë do të thotë se është e qëllimshme nga ish-drejtuesit e UT që kërkojnë të krijojnë kolaps në Universitet dhe unë nuk e kam lejuar dhe të vazhdoj ta mbroj dinjitetin e UT.

Dekanët kanë mbi dy vjet që vazhdojnë me tentativa të ndryshme për të bllokuar institucionin dhe këtë bllokim ja faturojnë Rektorit të UT. Sot ishte një provë e qartë se dalja e tyre për të mbështetur vendimin e zonjës ministre një aleancë e pastër mes ministrisë, qeverisë dhe ish-drejtuesve të UT, kësaj kaste që duan ta bllokojnë Universitetin e Tiranës.Unë sa kohë të jem në këtë detyrë do të bëj të pamundurën të mbroj këtë institucion. 

Akuzave për shpenzime luksi, rektori i pezulluar Mynyr Koni thotë se kryeministri Rama le ti kërkojë në të tjera institucione. I ftuar në RTV Ora, ai tha se rektori i Universitetit të Tiranës nuk është paguar për punën që ka kryer.

Mynyr KoniRektorit të Universitetit të Tiranës nuk i është paguar paga për punën që kryen dhe nuk bëhet fjalë për shpenzime të tjera. Ato lukset kryeministri të shkojë t’i gjejë në institucionet e tjera, ose në rektorët  paraardhës. Janë të vërtetuar dhe me prova në institucionin e UT. Rektori i UT bllokohet në lëvizje të detyrueshme ndërkombëtare, nuk i mbulon shpenzimet. Sa i përket akuzave të kryeministrit, i jam përgjigjur, por në përgjigje të drejtpërdrejt Rama është larguar dhe unë kam zgjedhur statusin në FB për të dhënë shpjegimet e mia.

Reagimi i PD

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas urdhrit të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, për pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në reagimin e saj Vokshi shkruan se atë që Rama nuk arriti ta bënte me Shullazin para 3 vjetësh po e bën sot me Besa Shahinin.

Postimi i plotë i Vokshit

PEZULLIMI I REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS CËNON RËNDË AUTONOMINË UNIVERSITARE

Atë që Rama nuk arriti të bënte para 3 vjetësh me Shullazin, ka vendosur ta bëjë tani nëpërmjet Ministres së Arsimit Besa Shahini.

Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë #Autonominë #Universitare.

Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre.

Edi Rama është hipokrit. Shqetësimi i tij i vërtetë nuk është shkelja e ligjit, sepse ai e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale. Edi Rama kërkon të uzurpojë çdo pushtet, si çdo i ngjashëm i tij autoritarist, i korruptuar dhe arrogant.

Edi Ramës nuk i intereson aspak mirëfunksionimi i universitetit më të madh në vend, sepse nuk e ka pasur asnjë moment arsimin prioritet.

Qëllimi i vetëm është largimi me të gjitha mjetet dhe format i çdokujt që atij i bëhet pengesë dhe më tej, interesi i tij është të marrë kontrollin edhe të Universitetit më të madh në vend, duke vënë në krye militantë politikë.

Urdhri i Ministres Shahini për pezullim të rektorit Mynyr Koni minon #autonominë #universitare dhe dëmton rëndë këtë institucion kaq të rëndësishëm për jetën akademike në vend.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

Thirrja ime është për studentët dhe pedagogët që të bëj ë rezistencë kundër të keqes me emrin Edi Rama, qe e ka burimin tek blerja e votës dhe mosdhënia e llogarisë.

Screenshot 13 10

Artikulli paraprakTmerr në Paris! Shkrumbohet katedralja e 900 vjeçare e Notre-Dame, bie kupola e saj
Artikulli tjetërPasuria marramendëse e Belindës e fituar me djersën e …ballit