Kongresmenët USA: Shqipërinë nuk e mbështetëm për në NATO që të kanabizohej dhe të vidhej vota

Mbështetja në Kongres për lëvizjen qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha, po merr vëmendje dhe mbështetje gjithnjë edhe më të madhe në Kongresin amerikan.
Në emër të kësaj lëvizjeje dhe opozitës, kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu ka vazhduar takimet në Kongres në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Kongresmeni Steve King jo vetëm garantoi mbështetje, por u angazhua që së shpejti të vijë në Shqipëri.
Po ashtu kongresmenët Trent Kelly, Louie Gohmert, John Molinar, Jim Fortenbary, ashtu si dhe Randy Hultgren, Aderholt dhe Rohrabacher do të jenë zëri dhe syri i qytetarëve shqiptarë në mbështetje të votës së lirë dhe të qytetarëve shqiptarë.
Të gjithë bashkëbiseduesit në Kongres theksuan se mbështetja që ata kanë dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe demokratizimin e Shqipërisë është e papajtueshme me inkriminimin e politikës, korrupsionin qeveritar, trafikun e drogës dhe kanabizimin e Shqipërisë.

Artikulli paraprakKLSH: Qeveria 314 milionë euro vjedhje shqiptarëve më 2016
Artikulli tjetërBanka e Linda Ramës, pastrim masiv i parave