Konfirmimi, BE po shqyrton ligjin e Ramës për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave

Ka përfunduar takimi mes ambasadores Vlahutin dhe artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në takimin me Vlahutinin ishin pjesë Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Robert Budina, Adriatik Lapaj, Rudi Erebara, Sesilia Plasari.
Në dalje të këtij takimi Çeloaliaj u shpreh se ata kanë marrë nga Vlahutin konfirmimin se BE-ja është duke marrë në shqyrtim ligjin e kaluar në vend.
Sipas Çeloaliajt takimi me përfaqësues të BE-së do të vijojnë, derisa të arrihet që godina e Teatrit Kombëtar të ruhet.
‘’Falenderoj ambasadoren Vlahutin që na priti në takim. Ia bëmë të qartë qëndrimet tona, se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh Çeloaliaj.
Çeloaliaj bëri më tej thirje për presidentin Ilir Meta, që ai të mos e dekretojë ligjin që u kalua pak javë më parë në Kuvend.
”I bëj thirrje presidentit Meta që të mos e dekretojë atë ligj, të bëhet garanti i Kushtetutës së vendit, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit të saj”, tha më tej Çeloaliaj.

ALIAJ

Artikulli paraprakRovena Gashi, e para Prokurore që refuzon vetingun politik: Arenë e diskreditimit politik
Artikulli tjetërMafia dekoron Prokuroren e Durrësit me titullin e lartë: “Shpella e Artë e Mafies”!