Koncesionari offshore i sterilizimit fiton me 100% të vlerës tenderin e testeve të shpejta të COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi me bujë për mediat se qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID 19. Por, ministrja harroi me dashje të jepte disa informacione të tjera. Përse e realizoi në këtë kohë tenderin? Si e la situatën të degradojë në këtë gjendje? Kush po i fiton tenderët në shëndetësi për Covid 19? A janë bërë transparente këto tendera dhe përse mbahen të fshehta? Disa prej këtyre pyetjeve po mundohemi ti përgjigjemi me faktet e mëposhtme! Së pari, sipas dokumenteve qe kemi siguruar, Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin me objekt blerjen e testeve të shpejta.

Siç duket edhe nga dokumenti i mësipërm, fondi për këtë objekt ka qenë plot 124.000.000 lekë të rinj pa TVSH. Në garë ka qenë vetëm një firmë, më saktë kompania EVITA. Kjo e fundit ka ofruar plot 124.000.000 lekë! Pra, është shpallur fituese me 100 % të fondit të akorduar nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE Moska do të hapë qendrat e vaksinave të Shtunën ndërsa fillon programi i vaksinimit masiv
Kujtojmë se kompania Evita ka fituar komcesionin e sterilizimit të aparaturave mjekësore, ndërsa aktualisht po fiton mjaft tenderë të tjerë për pajisje dhe medikamente mjekësore.

Para pak vitesh, kompania Evita është shpallur fituese e sterilizimit, e cila do të marrë rreth 100 milionë euro nga fondet për shëndetësinë për 10 vite.

Kompania u regjistrua fillimisht nga dy qytetarë të thjeshtë nga Berati, të cilët arritën të merrnin edhe këtë shumë nga koncesioni. Me pas, me procedura të dyshimta, ia shitën personave të tjerë. Aktualisht, rreth 75 % te aksioneve janë të një firme me seli në Holandë, pronarët e së cilës nuk dihen zyrtarisht kush janë. Pra, është kompani offshorë. Por, media të ndryshme kabë zbuluar se pas Arimo B.V mund të jenë pronarët e spitalit Amerikan.

“Boldnews”

Artikulli paraprak“Lideri global” tregon rolin që luajti në krizat e Ukrainës, Bjellorusisë dhe luftën në Nagorni Karabakh!
Artikulli tjetërTë rinjtë e Kukësit me Bashën: Duam të dimë çfarë do bëhet me Universitetet? A do shkojmë në auditore?