Kompanitë më të mëdha botërore anulojnë fluturimet drejt Iranit dhe Irakut

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka pezulluar të gjitha fluturimet ditore midis Frankfurtit dhe Teheranit për shkak të situatës në Iran.

Lufthansa gjithashtu anuloi një fluturim për në Irbil të Irakut të shtunën, pas sulmit ajror të Iranit në bazat ushtarake irakiane dhe Irbil dhe Al Asad, të cilat përdoren nga trupat amerikane.

Linja ajrore Air France njoftoi gjithashtu sot se po pezullon fluturimet mbi hapësirën ajrore Irak-Iran pas sulmeve raketore iraniane në dy baza në Irak, në të cilat janë të vendosura forcat amerikane.

Disa linja ajrore tregtare në Delhi devijuan fluturime për në Lindjen e Mesme për të shmangur rrezikun e mundshëm mes përshkallëzimit të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Malajzia Airlines tha që “për shkak të ngjarjeve të fundit”, aeroplanët e saj do të shmangnin hapësirën ajrore iraniane.

Singapore Airlines gjithashtu tha që fluturimet e saj për në Evropë do të devijonin fluturimet për të shmangur Iranin.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha që po ndalonte pilotët amerikanë që të fluturonin në zona të hapësirës ajrore, iraniane dhe në disa hapësirave ajrore të Gjirit Persik.

FAA tha që kufizimet po bëheshin për shkak të “rritjes së aktiviteteve ushtarake dhe rritjes së tensioneve politike në Lindjen e Mesme, të cilat paraqesin një rrezik për operacionet e aviacionit civil amerikan”.

Artikulli paraprakHetuesit e diktaturës në Drejtësi/ Shoqata Antikomuniste letër drejtueses së ONM
Artikulli tjetërIrani nuk dorëzon kutinë e zezë, dyshohet se avioni ukrainas mund të jetë qëlluar