Kompanitë celulare dyfishojnë bashkarisht tarifat për 70% të popullsisë, vjedhje në bashkëpunim me qeverinë

Kompanitë celulare në marrëveshje me njëra-tjetrën kanë vendosur që të dyfishojnë tarifat e ofertave për qytetarët duke mos pasur asnjë pengesë nga institucionet. Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një reagim të institucioneve, por ata janë palë në këtë zhvatje të turpshme që këto kompani u bëjnë qytetarëve.

Kompanitë kanë nxjerrë nga qarkullimi të gjitha ofertat nën 800 lekë mujore që kishin më parë. Ofertat e mëparshme parashikonin konsum të minutave të caktuara telefonike për paketa që shkonin nga 500 lekë, 600 lekë, 800 lekë dhe 900 lekë si dhe paketat 1200 lekshe dhe ato 1500 lekëshe.

Prej tre ditësh qytetarët nuk kanë mundësi që të përzgjedhin sipas mundësive të tyre financiare ofertat që kishin më parë. Ata janë të detyruar tani që të blejnë sipas imponimit që i bëjnë të tre kompanitë celulare çmimet që i venosin vetë ato në bashkpunim në këtë vjedhje me qeverinë dhe institucionet që ajo kontrollon.

Kështu tani, qytetarët mund të blejnë vetëm ofertat 800 lekëshe, 12 lekëshe dhe ato 1500 lekëshe. Por edhe brenda këtyre ofertave ajo që konstatohet është ulja e minutave për konsum.

Kështu nëse deri para një jave me paketën 800 lekëshe në Vodafon mund të konsumoje 400 minuta, pre tre ditësh minutash është përgjysmuar. Pra, kemi një dyfishim të çmimit përderisa përgjysmohet minutat e komunikimit.

Ky dyfishim i tarifave të kompanive celulare prek afro 70% të popullsisë e cila deri dje konsumonte paketat në 800 lekë. Tani ata janë të detyraur të blejnë dfish më shtrenjtë paktetat e telefonisë.

Për turpin e të gjithë shoqërisë reagimi ëhstë vetëm në rrjetet sociale dhe nuk ka asnjnë reagim nga instucionet. Arsyeja se përse nuk reagojnë institucionet është se ata janë bërë pjesë në këtë vjedhje me kompanitë celulare duke I lejuar këto kompani të vendosin tarifa dhe paketa sipas qejfit dhe interesave të tyre.

As autoriteti i Konkurencës nuk ka reaguar ndërkohë që është tashmë e qartë se kemi të bëjmë me një oligopol që është vendosur në tregun e kompanive celulare dhe ata që e paguajnë shtrenjtë janë qytetarët.

“RD”

Artikulli paraprakParaja nuk blen gjithçka, Guardiola nuk ia doli as me 600 milionë euro!
Artikulli tjetërBurri i deputetes së PS emërohet prokuror pa kaluar fare në Vetting