“Kompania Bello”/ 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro, si u godit karteli i fuqishëm shqiptar në Dubai nga Europol

Eldi Dizdari është arrestuar në Duabi në kuadër të një operacioni ndërkombëtar antidrogë, bënë me dije burime policore.

Europol ka dhënë detaje për goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal shqiptar.

Sipas tyre, grupi i njohur me emrin ‘Kompania Bello’ ishte ndër më aktivët për trafikun e kokainës në Europë. 20 persona janë arrestuar në 10 vende.

Sipas njoftimit, janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.

Operacioni

Operacioni u zhvillua nga policia italiane në bashkëpunim me homologë me vende të tjera europiane dhe jo vetëm.

Sipas raportimit të mediave italiane, operacioni u kodua “Los Blancos” dhe goditi një grupi trafikantësh shqiptarë, i konsideruar lider në trafikun e drogës në Europë.

Me urdhër të Prokurorisë së Firenzes janë ekzekutuar me dhjetëra urdhër-arreste e janë sekuestruar tonelata kokainë e miliona euro.

Vrasja në ish-Bllok

Emri i Dizdarit u lakua në vrasjen në ish-Bllok në Tiranë, në 4 tetor 2018, ku humbi jetën Fabian Gaxha.

Biznesmeni Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi kokaine. Megjithatë, policia nuk arriti ta lokalizonte dhe ta merrte në pyetje.

Eldi Dizdari është burri i ish-missit shqiptar Suada Sherifi. Ata kanë së bashku një vajzë, rreth dy vjeçe.

Artikulli paraprakTjetër krim në Tiranë, pronari i lokalit qëllon me armë klientin
Artikulli tjetërZjarri del jashtë kontrollit në Gjirokastër, humb jetën 65-vjeçari