Komisioni i Medias së UEFA-s zhvillon mbledhjen e parë të vitit, e drejton Armand Duka

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e parë e Komisionit të Medias të UEFA-s për vitin 2024, ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme lidhur me mënyrën e komunikimit të UEFA-s dhe federatave anëtare me publikun. Kjo mbledhje u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, Armand Duka, njëherazi Zv.President i UEFA-s.

Gjatë mbledhjes u bë një bilanc i punës së bërë gjatë dy viteve të fundit nga ky komision, ndërsa u dhanë edhe udhëzime nga grupi drejtues për përmirësimin e komunikimit në të ardhmen.

Duka Armand Mbledhje Komisioni Medias Uefa 9 2048x1536

Gjithashtu, u diskutua edhe për integrimin e Inteligjencës Artificiale në format e komunikimit të UEFA-s dhe të gjithë federatave anëtare, për format e reja të komunikimit të UEFA-s gjatë dy viteve të ardhshme si edhe u vendos mbajtja e një konference komunikimi për vitin 2024.

Në mbledhjen e Komisionit të Medias u fol edhe për platformat e komunikimit online: përditësimi i përmbajtjes digjitale të UEFA EURO 2024 dhe rrjeteve sociale të UEFA Champions League, por edhe për aktivitetet mediatike gjatë finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024

Artikulli paraprakNjë urë për të nesërmen
Artikulli tjetërDW: I hapet rruga shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës