Kombëtarja kapitullon!

Kombëtarja jonë përjeton një ndër mbrëmjet më të errëta në vitet e fundit. Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 nga Izraeli në ndeshjet e katërt të Grupit G për kualifikueset e Kampionatit Botëror. Në “Elbasan Arena” gjithçka mori tatëpjetën në minutën e 18-të, kur Gjimshiti u përjashtua me karton të kuq kurse miqtë kaluan përpara me penallti.
Minuta e 17, Zahavi që shkon drejt portës, Gjimshiti që e ka një kontakt ndërsa e ndjek, sulmuesi që rrëzohet dhe më pas, fytyra prej sfinksi e Denis Aytekin, që tregon pikën e 11 metërshit, e madje dhe kartonin e kuq për mbrojtësin. Pa bërë gjykimin, penalltia edhe mund të ishte, për kartonin e kuq gjykojeni vetë.
Minuta e 55, ka një rast të ngjashëm në krahun tjetër por këtë herë me Kukelin që duelon me Zahavin, loja vazhdon edhe pse sulmuesi mbetet i shtrirë, Aytekin e ndal lojën kur topi është në krahun tjetër me Shqipërinë përpara, dicka ka ndodhur, për habinë e të gjithëve, karton i kuq për Etrit Berishën. Është përsëritja e imazheve ajo që shërben për të kuptuar, Berisha shkon i irrituar te Izraeliti duke protestuar për simulimin, të dy janë kokë më kokë, por arbitri e gjykon goditje gjestin e Berishës, karton i kuq për portierin. Gjykojeni vetë edhe këtë, por Denis Ayteikin është protagonist i padiskutueshëm i Shqipëri- Izrael, e përfunduar 3-0 me dy kartona të kuq për Shqipërinë dhe dy penallti për Izraelin.
Është ky verdikti i sfidës ku për herë të parë kur luan kombëtarja, Elbasan Arena nuk ishte i mbushur me tërë kapacitetin, një sfidë e nisur me Roshin e Llullakun nga krahët e Balajn në majën e sulmit. Ia kishte dalë të ishte Roshi, protagonist në të 5 me një krosim në zonë, me Llullakun që ftoi në goditje Memushajn që finalizoi dobët. Roshi gjithmonë aktiv në të djathtë, por kur Shqipëria kishte marrë inistativën ndodh e papritura, krosim që nga mbrojtja për Zahavin që del i vetëm para, Gjimshiti tenton ta ndalë por mer urdhërat e daljes jashtë fushe dhe një penallti kundër. Berisha i kap Zahavit krahun e goditjes por jo topin dhe është 1-0 për Izraelin. padyshim i irrituar De Biasi, me Izraelin që mund të shfrytëzojë superioritetin numerik, ndërsa Shqipërisë i duhet të marrë veten nga goditja psikologjike. Në të 33 krosim i Memushajt, Roshi tenton me kokë por topi shkon butë në duart e Goresh. Shqipëria rrezikon sërish në të 38 kur Berisha fiton duelin kokë për kokë me Dasan.
Në të 40 tenton me kokë Balaj por pa shumë problem pret Goresh. Pjesa e parë mbyllet me goditjen nga distanca të Natcho që shkon jashtë, dhe në të dytën Shqipëria provon të ndryshojë rrjedhën e takimit, por ndëshkohet sërish, këtë hertë kartoni i kuq është për Etrit Berishën, Aytekin është padyshim më antipatiku në Elbasan Arena në ato momente. De Biasi fut në lojë Alban Hoxhën dhe portieri i Partizanit për një hyrje prej gjigandi, duke pritur penalltinë e Eran Zahavit. Vërtet i madh Hoxha, por nuk ka fat në të 66 kur topi i grushtuar prej tij bën karambol te Einbuinder që merr si dhuratë nga fati golin më të rastësishëm të karrierës. Është 2-0 për Izraelin dhe Shqipërinë me 9 lojtarë, dhe nuk është se kuqezinjtë mund të bëjnë shumë, goditja e Balaj në të 69 është jashtë , dhe për Hoxhën është një mbrëmje impenjative, pasi Izraeli ka hëktarë të tërë të lirë në fushë falë superioriteti numerik dhe Atar mund të shënojë dhe golin e 3-të. Përfundon 3-0 me Aytekin që del mes vërshëllimave të publik dhe Shqipërinë që ndëshkohet në një mbrëmje të cuditshme, të vështirë për tu besuar, falë së cilës e mbyll 2016 në vendin e katërt në grup, me tre pikë më pak se Izraeli.
Menjëherë pasi kuqezinjtë mbetën me 9 lojtarë në fushën e lojës dhe pësuan golin e 2-të, tifozët e ombëtares filluan ofendimet në kor ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Një gjest i tillë nuk ndodhte prej shumë kohësh duke qënë se kombëtarja ka kaluar një periudhë të artë rezultatesh së fundmi, por rikthimi te rezultatet negative dhe paraqitjet e dobta duket se i ka kthyer tifozët te ideja që fajtori është presidenti i Federatës.
Humbjet e pësuara dje nga Shqipëria dhe Kosova kanë rishikuar pretendimet e dy skuadrave në eliminatoret e Botërorit 2016. Kuqezinjtë kanë rrëshqitur shumë shpejt në vendin e katërt në klasifikim, ndërsa Kosova mbyll grupin me një golavarazh që lë për të dëshiruar.

Artikulli paraprak“I papërgjegjshmi” Rama dhe propaganda me “Shëndetësinë falas”
Artikulli tjetërFaqja e pare