Kokaina në Durrës/ Avokati: Ja kush janë porositësit e vërtetë

Gjyakata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Gentian Malindi, që akuzohet si porositësi i 137 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit, pa kohë më parë.

Babi i tij, Ilir Malindi, i cili është dhe avokati i tij, deklaroi se djali nuk është porositësi i kokainës dhe se është vetë shteti që ka porositur kokainën.

“Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që është pjesë në prokurori. Janë të firmosur nga avokatë të ndryshëm. Në do të kërkojmë shpërdorim detyre të atyre që e kanë kryer.

Porositësi i ngartesës është dikush tejtër. Ai do të japë të gjitha deklarimet derisa provat të vëtetetohen plotëisht. Që këtu fillon falsifikimi. Tani porositësit e vërtetë është shteti vetë që është një mafia e organizuar.

Organizatë e strukturuar kriminale që nga Këshilli i Ministrave. Unë nuk di po mendja më shkon lart. Do të dorëzohet kur të provohen provat të gjitha. Mbasi të bëjmë kërkesën. Kur të vërtetohen ato ta arrestojnë pastaj”, deklaroi Ilir Malindi.

Artikulli paraprakRrihet ish-ministri Tahiri nga tre persona
Artikulli tjetërHelmohen 9 fëmijë në një shkollë në Bulqizë