Kohë rinovimesh milionere te Reali

Rinovimet me futbollistët e tij mund t’i kushtojnë jo pak Realit të Madridit. Klubet më të rëndësishme europiane prej kohësh kanë hedhur sytë te disa prej futbollistëve të Los Blancos, gjë që detyroi drejtuesit e klubit “Merenges” të marrin masa dhe të nisin procesin e rinovimeve që do të shoqërohen edhe me rritje të pagave që në total do të kapë shifrën e 31.4 milionë eurove.
Një prej emrave më të përmendur në merkato ishte ai i Toni Kroos, i cili u vu në shënjestrën e Manchester City. Kontrata e gjermanit përfundonte në 2020 dhe ai rinovoi deri në 2022, ndërsa paga e tij u rrit nga 10.9 në 20 milionë euro bruto në sezon. Të njëjtën pagë do të përfitojë edhe Modriç që ditët e fundit rinovoi deri në vitin 2021.
Rinovim, që pritet të mos ketë rritje page është ai i Cristiano Ronaldos, i cili përfiton 20.5 milionë euro neto në sezon. Kontrata aktuale e portugezit skadon në 2018 dhe ajo që pritet të mësohet është se kur do të jetë afati përfundimtar i kontratës së re; në 2020 apo 2021. Në plan për rinovimin e kontratës është edhe Gareth Bale. Uellsiani aktualisht paguhet me 9 milionë euro në sezon, por ai pretendon një rritje page deri në 15 milionë euro në sezon.

Artikulli paraprakSeria A, ndryshime të së drejtës televizive?
Artikulli tjetërDëmtim horror i Iniestës, shumë muaj jashtë fushe