Koha të njohim patriotët e vërtetë!

Nga Agron SHEHAJ

Për Mid’hat Fashërin folën dhe do të flasin të tjerët, jo vetëm sot por edhe në vazhdim.

Ndaj unë dua ta shfrytëzoj këtë rast për të shprehur nje mirënjohjeje të thellë për të gjithë njerëzit e Institutit “Lumo Skëndo”.

Me vizionin, përkushtimin dhe punën tuaj, ju keni arritur jo vetëm të nxirrni në dritë jetën dhe veprën e Mit’hat Frashërit, por të ndërgjegjësoni mbarë kombin mbi kontributin e tij.

Falë kësaj pune ndërgjegjësuese dhe propozimit të institutit, sot eshtrat e Mit’hat Frashërit prehen në Atdhe.

Sot, ne, të gjithë shqiptarët kanë nevoje të njihen me historinë e vërtetë të Shqipërisë, të njihet me të shkuarën e saj, dhe mbi të gjitha kemi nevojë të njihemi me kontributin, përpjekjet dhe sakrificat e mëdha, që shumë patritotë të mëdhenj, luftëtarë të paepur dhe intelektualë të ndriçuar, dhanë për pavarësinë e Shqipërisë dhe përparimin e saj në dekadat e para të mëvetësisë.

Kemi nevojë të njihemi me përpjekejet e mëdha, që u bënë për gjuhën dhe dijen shqipe, për ndriçimin e kombit.

Ne sot duhet të njohim jetën dhe veprën e atyre që janë lënë qëllimisht në harresë:si vëllezërit Frashëri, Papa Kristo Negovani, Ismail Qemali, Fishta, Isuf Luzaj dhe shumë patriotë të tjerë.

Që nga koha e komunizmit mizor, qasja kryesore e politikës shqiptare është po ajo: historia fillon me mua!

Prej shumë dekadash udhëheqësit tanë sillen si baballarë apo shpëtimtarë të kombit.

Sot është koha që ne të njohim baballarët dhe shpëtimtarët e vërtetë të kombit dhe të shqipes.

Dhe jo thjesht për patriotizëm, as thjesht për të respektuar të shkuarën. Po sidomos për të kuptuar dhe për të njohur të sotmen dhe të ardhmen. Duke mos njohur të shkuarën, duke mos njohur ata që vërtet u përkushtuan dhe sakrifikuan për kombin,
duke mos reflektuar për sfidat që kemi kaluar, ne nuk do te gjejmë rrugën e vërtetë të së ardhmes së kombit.

Duke mos njohur intelektualët e vërtetë, patriotët e vërtetë, ne do të kemi idhuj të rremë, patriotë fallco dhe intelektualë sharlatanë.

Duke mos njohur ëndrrat, idetë, reflektimet, vargjet dhe këngët e atyre që hapën rrugën e pavarësisë dhe përparimit të kombit në fillimet e tij, nuk do gjejmë shpirtin dhe frymën kombëtare që sot na duhet më shumë se kurrë për të mbushur boshllëkun shpirtëror që kemi.

Ne sot kemi nevojë të njohim të shkuarën për të ndërtuar të adhmen.

Ndaj Instituti “Lumo Skëndo” sot ka rëndësi më shumë se kurrë, sepse po hedh dritë tek e shkuara jonë për të ndriçuar të ardhmen.

Fjala e mbajtur në ceremoninë përkujtimore në përvjetorin e 70-të të ndarjes nga jeta të Mid’hat Fashërit

71181096 466620687265307 2140707009945665536 n

71348233 466620727265303 6981801791591546880 n

71741789 466620683931974 7272959836495544320 n

Artikulli paraprakGjermania do të shpëtojë paktin e migrimit me Turqinë
Artikulli tjetërSulmohet me urdhër të Ramës redaksia e “Syri.net”, nipi i Gaz Demit “pushton” zyrat me tatimorët