“Koha per te mos vrare te nesermen”

Normalitet…nje fjale qe shqiptohet tallshem nga ithtaret e te kundertit dhe belbezohet ne kufijte e drojes nga nje fluks qytetar qe kerkojne te tillin….te njejtet kerkojne zgjidhjen permes zgjedhjeve , jo zgjedhje te provokuara qellimshem per te penguar zgjidhjen dhe per te lene jashte litarin ngaterrestar qe kerkon te njejtin qellim….te ngaterroje, mjegulloje, erresoje per te lene arenen ne zoterim te ansamblit te djajve qe vijojne pambarimisht te zgjasin duart ngaterrestare, te tillat qe rreken te shtyjne drejt humneres shpresen dhe besimin tek e nesermja….humnere asfare fizike, por e tilla e mendimit…..pushtimi i perdhunshem i se tashmes , tendosja ne kufijte e fatales se te njejtes per te mos menduar te nesermen……vullnet negativ per te vrare te nesermen si qellim ne vetvete i pushimit te ekzistences normale se mendimit njerezor…..diktim i se tashmes permes tentatives se uzurpimit te se njejtes per te deshmuar qe e nesermja nuk mund te ndertohet dot nese arradha e pa-rradhe nuk gjen veten tek e tilla….kerkojne te ndertojne themelet e se nesermes mbi gishtin absolutist te perdorur ne te shkuaren ….gisht i shtuar ne dy te tille ne te tashmen per tu bere serish nje i tille pasi te jene pembushur pritshmerite e arradhes pa rradhe qe te tillet duhet te kushtezojne te nesermen, gjithashtu.
Normaliteti i vetem i se tashmes eshte zbrazetia….dramatikja ne kufijte e tragjikes mbetet te pershtaturit me te tillen….nje jo-normalitet tipik qe duartrokitet zhurmshem per te mveshur secilen thirrje per te ndryshuar te tillin…..ata jane te zhurmshem dhe ze-larte duke percjelle te verteten sipas tyre , por humbasin ne ze-lartesine e tyre duke harruar qe fisnikeria e heshtjes nderon te verteten duke shmangur perplasjen dhe kakofonine asfare te deshiruar per veshin dhe mendjen e qytetarit pa qytet qe veshtron trishtueshem degradimin e seciles vlere ne emer te interesave te vogla te mendjeve te ngushta ne formen e kutive te shkrepseve qe jane gati te ndezin zjarrin pervelues ndaj interesit publik, por ngrohes ndaj dobise vetjake.
Zbrazetia nuk mund te konsiderohet nje zakonshmeri…e tilla
duhet refuzuar sot per te mos lejuar kapjen nga kthetrat e humbetires se te nesermes. Nuk mund te rendet ne turravrapin e askundit qe dergon ne rrugen pa kthim te zbrazetise….shumekush nuk mund te shnderrohet ne elementin plotesues te nje mozaiku te ndertuar nga ustallaret e arradhes pa rradhe qe kerkojne numeroret e rradhes per te jetesuar synimet mbi diktimin e fateve te se nesermes….e nesermja e tyre eshte vijim i privilegjeve te se sotmes ….te tillet nuk perfytyrojne nje te neserme pa diktimin e tyre subjektiv mbi fatet politike te shumekujt, nuk perfytyrojne pa nepotizmin pluhuroses qe nuk pastrohet dot nga duar te pastra, por te tillat duar ndoten dhe pluhurosen njejte….perkatesisht te tillat nuk lejohen te pastrohen per shkak te vijimit dhe thellimit te zbrazetise se tashmes…..e nesermja e tyre eshte ne rend asfare te drejte me te njejten tone…..nje perpjekje e perbashket qytetare kunder koalicionit te zbrazetise se te tashmes qe dergon fatet qytetare te shumekujt prej nesh ne humbetiren e se nesermes.
Qellimi i rrufe- dekretit te 6 Marsit nuk ishte zgjidhja permes zgjedhjeve, por perdorja e zgjedhjeve per te larguar zgjidhjen duke inkurajuar ndasine qe faktorizon aktoret e trete, te njejtet qe do te therrasin retoriken “ ne emer te popullit te 6 Marsit” dhe do te harrojne interesin e te njejtit duke rendur pas ujdive te tavolinave te skalitura ne luksin qe buron nga padrejtesia dhe e verteta e munguar, gjithashtu.
“6 Marsi” nuk eshte nje beteje politike, i tilli eshte nje perpjekje per te jetesuar platformen e normalitetit….eshte nje apel per te mos u shkurajuar dhe per te vijuar nje rruge te veshtire, por te drejte, te tillen rruge te ndryshimit, ndryshim ne mendesi politike dhe qeverisjeje, gjithashtu.
Segmente te ndryshme politike, por me interesa te njejta ideuan “6 Marsin” si nje kurth dhe ngaterrese ndaj Partise Demokratike dhe Kryetarit te saj, zotit BASHA….ta shnderrojme te njejtin ne nje mundesi per te dhene pergjigjen e duhur me maturi, qytetari dhe qetesi….pa zhurme dhe forcen e gjoks-rrahjes, por me fuqine e se drejtes dhe se vertetes, gjithashtu. Te shnderrojme “ 6 Marsin” ne nje dite te reagimit qytetar permes votes…vota eshte liria qe nuk ka cmim….vote per nje normalitet ndryshe qe nuk i shnderron bashkite ne llogore lufte ndaj te ndryshmit-armik…vote sot per nje normalitet ndryshe neser….vote sot per ti dhene nje mendesi ndryshe funksionimit te bashkive neser, sot eshte koha qe te largojme zbrazesit e se tashmes duke mos vrare te nesermen. Koha eshte tani qe te shnderrojme 6 Marsin ne nje mundesi te re per te ndeshkuar nje avaz te vjeter.

Artikulli paraprakSkandali i inceneratorëve/ Basha nga Vora: Një nga një po i çojmë në SPAK. Raporti përfundimtar do të shërbejë për të zbuluar ku i kanë çuar 430 mln euro
Artikulli tjetërNë qytetin që nuk bien këmbanat