Koha e Ramës ka mbaruar, është dështimi më i madh i Shqipërisë në këto 28 vjet

Nënkyetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, koha e Edi Ramës ka mbaruar!
“Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet.
Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise.
Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter. Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur!
Koha e Edi Rames ka mbaruar!”, shkruan Paloka.
Më herët Paloka ka reaguar edhe ndaj ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Paska dal nje term i ri per hapjen e negociatave. E ka pershtatur BE vetem per Shqiperine e Rames.
Meqenese kryeministrin e kemi jo vetem lider boteror ne politike por dhe piktor me fame boterore , BE ne nder te tij , ne dokumentet dhe raportet per Shqiperine , termin “hapje negociatash” do ta zevendesoj me “skicim te rruges”
Kjo do te thote qe sa te kemi Ramen kryeminister , Shqiperia do vazhdoj te “skicoj rrugen” e jo te hap negociata me BE.
Sigurisht qe kjo do te jete nje “fitore” permanente e liderit dhe zarave te tij diplomatik . Le te nxije e te plase opozita”, shkruan Paloka në Facebook.

Artikulli paraprakPrishja e Teatrit/ Regjisori shpërthen ndaj Veliajt: Këtu luhen interesa dhe është çështje interesash
Artikulli tjetërAleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Vijojmë protestën, nuk ka asnjë marrëveshje me Veliajn