Kodi sekret i bankave: U grabitën 20 milionë euro

Policia mashtron për shumën e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit, ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një shefi sigurie të një banke të nivelit të dytë, sipas të cilit janë grabitur 20 milionë euro nga maskat në pistën e aviacionit.
“Shefi i sigurise dixhital informon: Mashtrohet në mënyrë të paskrupullt shuma e eurove të vjedhura në Rinas – Në Rinas janë vjedhur më së paku 20 milionë euro! – Avioni nuk pranon të transportojë më pak se 20 milionë euro. Për të plotësuar shumën e kërkuar nga transporti ajror bankat bëjnë së bashku ngarkesën e duhur! Sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e shefit të sigurisë.
“Përshëndetje! Jam shef sigurie në një bankë të nivelit të dytë! Në aeroport nuk janë marrë 3 milionë euro. Janë marrë mbi 20 milionë euro, por nuk tregojnë. Të them dhe psenë. Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë të drejtë të mbajnë deri në 5 milionë euro. Më pas, sipas kontratës me kompanitë e sigurimit nisen për në bankat e origjinës dhe nuk i mbulon kompania nëse nuk nisin 20 milionë euro jashtë të bankave të ndryshme. Bankat bëhen bashkë dhe plotësojnë shumën dhe niset bashkarisht, duke qenë se bankat janë të siguruara, atyre nuk i plas. Janë të siguruara jashtë dhe brenda vendit për këtë shumë 5 milionë euro dhe shtetit nuk i plas, i jep vërejtje sigurisë, heqin ca nga puna dhe u rregullua si punë. Shefat e sigurisë të bankave e dinë fare mirë këtë gjë, sepse është shumë sekret midis tyre dhe në mënyrë që bankave mos i prishet emri, nuk tregohet as shifra dhe as emri, sepse kjo do të sillte panik për paratë e njerëzve nëpër banka. Këtë mund ta verifikojnë shumë thjesht nëse hapin marrëveshjet e sigurisë të bankave të nivelit të dytë. Eshtë procedurë. Nuk niset avioni me 1 milion as me 5 milionë. Duhen plot 20 milionë minimale”, përfundon mesazhi i shefit të sigurisë së një banke.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, aktualisht është e fokusuar tek grabitësit, për të cilët ka dyshime se janë pjesë të një grupi të strukturuar kriminal. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me të njëjtin grup profesionistësh, të cilët kanë kryer edhe dy grabitjet e mëparshme të ndodhura në aksin rrugor Tiranë-Rinas. Bëhet fjalë për grabitjen e 3 dhjetorit 2015, ku një automjet i një shoqërie private teksa transportonte një shumë parash të një banke në drejtim të Rinasit ka rënë pre e grabitjes në afërsi të Laknasit.
Shuma e grabitur atë kohë ka qenë rreth 3 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë. Autorët u kanë bërë pritë automjeteve të shoqërisë private, ndërsa nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin edhe shumën e parave. Autorët e kësaj grabitjeje ende nuk janë mundur të identifikohen dhe të bien në prangat e policisë, ndërkohë që para Gjykatës dolën tre efektivët e policisë private që shoqëronin paratë, të cilët u dënuan me nga disa muaj burg për shpërdorim detyre.
Grabitja tjetër ndodhi më 13 shkurt 2015, ku maskat kanë mundur të marrin nga duart e punonjësve të sigurisë rreth 100 milionë lekë teksa i transportonin në ambientet e brendshme të një banke. Në pranga përfunduan gjashtë rojet private nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë që autorët e këtyre grabitjeje ende sot e kësaj dite janë të panjohur për policinë.

Artikulli paraprakA do të hetojë Prokuroria skandalin Rama sikurse FBI?
Artikulli tjetërGanimete