Klubi i vogël eliminon Bayernin nga Kupa e Gjermanisë, Muller tërbohet me gazetaren

Bayern Munchen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e vogël e Holstein Kiel pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Skuadra e Bundesligës 2, Holstein Kiel e ka eliminuar Bayernin nga Kupa e Gjermanisë, pas ekzekutimit të penalltive.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Serge Gnebry shënoi golin e parë në minutën e 14-të te ndeshjes. Rezultati do të barazohej nga Bartels në minutën e 37-të.

Bayern Munich do të kalonte në epërsi me të filluar pjesa e dytë me anë të Sane në minutën e 48-të. Kur u mendua që Bayern do ta fitonte këtë ndeshje Wahl do të shënonte në minutën e pestë shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.

Pas kësaj ndeshja pritet që të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta për ta përcaktuar fituesin për rrethin tjetër në Kupën e Gjermanisë.

Në vazhdime Bayern ishin skuadër më e mirë për vendasit arritën që të mbrojnë shumë mirë rezultatin dhe dërguan ndeshjen në penallti.

E kur pritej që në penallti të fitonte Bayern, kështu nuk ndodhi me skuadrën Holstein pasi që portieri Gelios arriti që ta pret penalltinë e Rocas derisa Bartels shënoi penalltinë e gjashtë për Keil për të kaluar në rrethin e tretë të Kupës se Gjermanisë.

Kjo është hera e parë që Bayern Munchen eliminohet nga rrethi i dytë i Kupës se Gjermanisë dhe atë nga një skuadër e divizionit të tretë në Gjermani.

Muller tërbohet me gazetaren

Thomas Muller u zemërua me një gazetare, e cila qeshi gjatë një interviste pas eliminimit tronditës të Bayern Munich nga Kupa e Gjermanisë të mërkurën mbrëma.

Kampioni gjerman dhe evropian u eliminua nga kupa pas disfatës tronditëse në rundin e dytë nga skuadra e kategorisë së dytë, Holstein Kiel, të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Bayerni nuk ishte eliminuar nga Kupa e Gjermanisë kaq herët që prej sezonit 2000/01.

Edhe pse Bayerni doli në epërsi dy herë falë golave nga Serge Gnabry dhe Leroy Sane, ndeshja mbaroi baras 2:2 pas 90 minutave dhe Kiel e mundi 6:5 kampionin e Bundesligës në penallti.

Pas ndeshjes, Muller u bezdis nga gazetarja e transmetuesit gjerman ARD,  Valeska Homburg, e cila qeshi duke e pyetur sulmuesin për humorin në zhveshtoren e Bayernit pas humbjes.

Muller iu përgjigj i zemëruar: “Si po mendon? Po qesh tani këtu?”

Homburg u përpoq të sqarohej duke thënë se nuk po qeshte me Bayernin, por Muller e ndërpreu: “Natyrisht se qeshe”.

Mulle shtoi: “Natyrisht se humori i skuadrës është siç pritet në këtë rast. Jemi të zhgënjyer, natyrisht, mund ta paramendosh. Nuk jemi në humor të mirë”.

Artikulli paraprak10 mijë euro për të mos i prishur banesën, qeveria nis hakmarrjen ndaj qytetares që denoncoi skandalin
Artikulli tjetërUjërat territorialë si nocion juridik i të Drejtës Ndërkombëtare