KLSH: Konsumatorët të pambrojtur në sasitë e blerjes

Konsumatorët shqiptarë nuk janë të sigurt për sasitë e mallrave që blejnë, përshirë këtu edhe ujin në rubinet apo energjinë elektrike. Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë për mbrojtjen e konsumatorëve në peshën dhe matjen, ka nxjerrë në pah se konsumatorët nuk mbrohen nga abuzimet me peshën e matjen. Sipas KLSH-së, kontrollet në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, institucioni përgjegjës për kalibrimin e matësve dhe kontrollet në terren, tregojnë për mangësi të mëdha të këtij institucioni.
Ligjet e papërshtatura me ato të BE-së është një nga problemet që vëren KLSH, por raporti vëren probleme edhe në aktivitetin e përditshëm. Audituesit e KLSH-së kanë vërejtur se çalon bashkëpunimi i institucioneve që duhet të kontrollojnë nëse marrim peshën apo masën e shkruar në etiketë. Inspektimet sipas KLSH-së nuk janë të qëndrueshme, ndërsa disa matje të rëndësishme për popullsinë nuk kryen siç është siguria publike, shëndetësia, mjedisi, komunikimin telefonik, etj
Statistikat, tregojnë se në vendet e zhvilluara pasaktësia në matjet e tregtisë me pakicë ndryshojnë nga 0,3 – 3 %, ndërsa në vendet me sistem të metrologjie të mangët, pasaktësite variojnë nga 1 % në 20 %. KLSH kërkon të bëhen më shumë kontrolle për peshat, pasi vitet e fundit, prodhimet e paketuara dhe numri i supermarketeve është rritur ndjeshëm. Një mangësi e vogël në peshë, mund të ketë ndikim të madh në buxhetin e familjeve shqiptare ku vetëm ushqimet zënë mbi 40% të shpenzimeve.

Artikulli paraprakKosovë, ndryshimet ligjore rrezikojnë pensionet
Artikulli tjetërDe Biasi: “Ishte sukses i vështirë”!