KLGJ i përgjigjet Dvoranit: Ke qëndruar në detyrë 6 vite përtej mandatit

Këshilli i Lartë Gjyqësor i është drejtuar me një shkresë kreut të KED, Ardian Dvorani, mbi përfundimin e mandatit e tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

KLGJ i bën me dije Dvoranit se mandati i tij 9 vjeçar ka përfunduar më 24 shkurt 2014.

Po kështu KLGJ I shkruan se se ‘pas emërimit të tre gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë detyra juaj ka mbaruar’

Po ashtu, KLGJ-ja e fton të shprehë qëndrimin në lidhje me të drejtën për të ushtruar profesionin pranë një gjykate apeli.

KLGJ-ja i kërkon ndër të tjera zotit Dvoarani të japë me shkrim qëndrimni e tij për pozicionin tjetër ndërsa ka afat 1 javë.

Kujtojmë që me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për shkak të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Artikulli paraprakTragjedi në Tiranë, gjenden pajetë nënë e bijë në apartament, një tjetër në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërRrufe në Covid të pastër!