Klani mafioz kriminal Felaj në ngjitje të pandalshme! Denoncimi tek Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publik një mesazh mbërritur në adresë të tij ku bëhet fjalë për shkeljet që po bëhen për emërimin e një prokurorje në Vlorë.

“Qytetari dixhital, shkruan Berisha në mesazhin e tij në facebook,  thotë se motra e ndrikull Ermonelës, bashkeshorti i të cilës ka bërë burg në Itali për trafik droge po emërohet nga kunat KLP prokuror në Vlore! Rroftë ndrikull Ermonela dhe kunat KLP!”

Postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha

Miq, pas emërimit prokuror të burrit të ndrikull Ermonela, të cilin për pazarin e një dosje që hetonte e shoqja e morën peng për ditë të tëra ortakët e tij në krim, qytetari dixhital thotë se motra e ndrikull Ermonelës, bashkeshorti i të cilës ka bërë burg në Itali për trafik droge po emërohet nga kunat KLP prokuror në Vlore! Rroftë ndrikull Ermonela dhe kunat KLP!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

Mirëmbrëma doktor, ju uroj shendet. Jam një prok në prokurorinë e Vlorës. KLP po bën gati të vendosë në Prokurorinë e Vlorës motren e deputetes Ermonela Felaj, e cila quhet Eranda Felaj. Perveç se është motra e deputetes, ka dhe një problem tjeter, sepse kjo prokuroria e ka patur bashkeshortin të denuar në Itali për drogë.

 

Artikulli paraprakMerkel: Ende s’ka përparim për rinisjen e dialogut, kam folur me Haradinajn, Thaçin dhe…
Artikulli tjetërPas kërcënimit të Ramës, Gjykata e Durrësit ndryshon vendimin, i jep mandatin kandidates së PS