Kjo është zëdhënësja ruse që e krahasoi Vuçiçin me Sharon Stone

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka kërkuar falje për një postim në Facebook, në të cilin ajo krahasoi foton e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një takim me Presidentin amerikan Donald Trump me një skenë nga filmi “Basic instinct”.

Sidoqoftë, zonja Zakharova nuk e humbi rastin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Kërkoj falje, por postimi im u keqinterpretua! E vetmja gjë që u mbajt në të ishte refuzimi ndaj qëndrimit arrogant të ‘të jashtëzakonshmit’.”

“Truket e protokollit janë bërë një nga teknikat që zyrtarët amerikanë përdorin rregullisht për të krijuar artificialisht dukshmërinë e ekskluzivitetit të tyre. Dhe kjo është e papranueshme”, shkruante zëdhënësja ruse.

Zonja Zakharova duket se e përçmoi zotin Vuçiç në një koment të mëparshëm në Facebook, duke thënë se ai ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë për t’u marrë në pyetje.

“Nëse ju kanë ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është vendosur sikur të ishit duke u marrë në pyetje, uluni si në foton numër 2. Kushdo që të jeni. Më besoni”.

Artikulli paraprakJashtë kontrollit, thyhet rekordi në Shqipëri me 35 vdekje në javë nga virusi
Artikulli tjetërRrëmbehet drejtuesja e opozitës në Bjellorusi, tre persona e fusin me forcë në…