“Kjo është shpata që pret koka”, studentët e Elbasanit i këndojnë Ramës

Studentët prej një jave kanë përshkallëzuar protestën e tyre, tashmë veç bojkotit, një pjesë prej tyre janë ngujuar nëpër fakultetet respektive.
Në ditën e tyre të 3-të të ngujimit, studentët e Elbasanit kanë zgjedhur që t’i kushtojnë një këngë kryeministrit Edi Rama, por jo për ta lavdëruar, por për ta paralajmëruar se nuk do të ndalen protestat e tyre.
Ata shprehen për Fax News, se janë të vendosur në protestën e tyre dhe nuk do të tërhiqen pa plotësimin e 8 kërkesave.
Një ndër studentët, u bëri thirrje edhe kolegëve të tij që tu bashkohen, pasi kjo është një protestë për plotësimin e kushteve dhe të drejtave të tyre.
Vargjet e kënduara
Edi Rama e mprehu shpatën
Edhe një herë për situatën
Kjo është shpata që pret koka
Edhe pse nuk e mbështet bota
Edi Rama t’u shkurtoftë jeta
S’ndal ngujimi e as protesta
Këto protesta ti s’i prite
S’i kish parë vendi gjithë këto vite…

Artikulli paraprak“Kam dy muaj që pres ilaçet e babait”, reagon Berisha: Qeveria dënon të sëmurët me kancer!
Artikulli tjetërParalajmërimi i Vokshit: Opozita disponon fakte të tjera skandaloze që do të bëhen publike në ditët në vijim