Kjo është fytyra e plehrës në Bashki

Plehrat kanë mbuluar Bashkinë dhe zyrën e Kryebashkiakut, i cili paguan miliona për të pastruar imazhin e tij, por nuk mund të pastrojë dot institucionin ku ai punon dhe zyrën e tij. Kjo është fytyra e Tiranës e njëjtë me fytyrën e Bashkisë dhe zyrës së Veliajt.
‘Show, reklama, spektakël, artistë të huaj dhe vendas’, kjo është ajo që kryebashkiaku Veliaj kërkon tu shesë qytetarëve të Tiranës, për tu treguar atyre se bashkia po punon natë e ditë.
Por mjafton vetëm kjo foto që shihni, për të kuptuar fytyrën e vërtetë të bashkisë së Tiranës dhe atyre që e administrojnë.
Një foto që nuk do shumë koment, pasi siç shihet Bashkia është kthyer në një kosh të vërtetë plehrash.
Kjo FOTO është bërë publike nga kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i cili e shoqëron me titullin: Mirëserdhët në Tiranë!

Artikulli paraprakMirush Kabashi: Rama ka krijuar armiqësi me artistët, ne luftojmë për të drejtën tonë
Artikulli tjetërFaqja e pare