Kina po fiton betejën me COVID-19

Kina duket se tashmë ka arritur që pak nga pak të mposhtë virusin që u ka marrë jetën mbi 3 mijë personave në këtë shtet.

Së fundmi në Kinë janë regjistruar vetëm 12 viktima dhe raste të reja të konfirmuara janë vetëm 18. Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se trembëdhjetë provinca në Kinë nuk kanë më asnjë rast të konfirmuar me koronavirus për të trajtuar.

Provincat janë:

Rajonet autonome të Tibetit, Rajoni autonom  Xinjiang, Qinghai, Fujian, Anhui, Jiangxi,  Shanxi, Hunan, Jiangsu, Chongqing, Guizhou, Jilin dhe Bashkia Tianjin.

Shpresa vjen nga Wuhani, ku u identifikua për herë të parë virusi, paralajmëroi se ende po përballet me një epidemi “të rëndë” mes një vazhdimi të rasteve të transmetuara në vend.

Ndërkohë në në Kinë deri më tani që me shfaqjen e koronavirusit janë regjistruar 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar.

Artikulli paraprakLajmi më i keq nuk është më koronavirusi, por përgjigjja e djeshme e kryeministrit
Artikulli tjetërFundi i Koronavirusit, eksperti kinez zbulon kohën se kur pritet të mbarojë pandemia