Kim: Kushtetuesja të ngrihet sipas rekomandimeve të “Venecias” deri më 31 dhjetor

Ambasadorja Yuri Kim bën apel që palët të lëvizin me urgjencën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 Dhjetor. Kim vlerëson takimin e djeshëm të KED, ndërsa shton se ky institucion bashkë me presidencën dhe parlamentin duhet të veprojnë në përputhje me Komisionin e Venecias.

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim.

Artikulli paraprakMaradona vdiq i varfër
Artikulli tjetërIsh-Kryebashkiaku i PD humb betejën me virusin