Këshilltari i Trump: Basha, është alternativa e vetme

Këshilltari i Trump për politikat e jashtme dhe sigurinë, Bob McEwen vizitoi Shqipërinë në prag të nisjes së fushatës elektorale. Ai ftoi shqiptarët të votojnë Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike si të vetmen alternativë për shqiptarët, të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë gjithashtu.
Duke u folur shqiptarëve, këshilltari i Trump bëri dallimin mes socializmit dhe demokracisë, ku të majtët kanë filozofinë e mbajtjes së pushtetit dhe parave në duart e tyre, ndërsa demokratët si pushtetin ashtu paratë i lënë në duart e qytetarëve.
“Ju sjell përshëndetjet nga shumë miq në Amerikë. Kudo që shkon nëpër botë dhe takon liderë të biznesit, ka shumë shqiptarë që i takon atje. Ishte nga ky mal ku i madhi Skënderbe tha se shqiptarët duan të jenë të lirë. Tani është radha jonë. Ka vetëm dy ide politike: një është që qeveria ka paratë dhe pushtetin dhe qeveria u thotë njerëzve se ç’duhet të bëjnë, nëse sheh në fjalor kjo quhet: socializëm. Ka dhe një ide tjetër dhe kjo është njerëzit kanë paratë dhe pushtetin dhe ata janë që i tregojnë qeverisë se ç’duhet të bëjnë, kjo është demokracia”, tha McEwen.
“Në çdo vend, në çdo kohë ka një luftë konstante ku qeveria u thotë njerëzve se ç’duhet të bëjnë dhe ndërmjet tjetrës që njerëzit duhet t’i thonë qeverisë se ç’duhet të bëjnë, dhe këtu është pika kritike. Nëse qeveria ka paratë dhe pushtetin, njerëzit janë të varfër. Në demokraci nëse njerëzit kanë para dhe pushtetin atëherë ata bëhen të pasur. Për 50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët vuajtën në socializëm, më 1990 idetë demokratike u shfaqën dhe ne pamë se çfarë ndodhi. Gjatë qeverisë demokratike ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme me miliarda dollarë dhe investime të huaja që kanë ardhur në Shqipëri, sepse koalicioni ishte i ndershëm. Pjesa tjetër e botës ka pasur admirim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, duke ndërtuar gazsjellësin Shqipëria bëhet një partner strategjik në Europë”.

Artikulli paraprakFlessenkemper: Vendet e Ballkanit janë më të varfër se përpara 30 viteve
Artikulli tjetërBasha, takim historik me Presidentin Trump