Këshilltarët e PD kundër Dakos për projektin Veliera

Punimet në sheshin “Veliera” në Durrës kanë shkaktuar debate të forta në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të qytetit. Kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Armand Teliti e quajti kriminale realizimin e projektit Veliera. Teliti përsëriti kërkesën e bërë në çdo mbledhje të këshillit nga këshilltarët demokratë, se Prokuroria duhet të nxjerrë përgjegjësit e shkatërrimit të kësaj pasurie arkeologjike. Teksa mbledhja, e karakterizuar e gjitha nga debatet, po shkonte drejt fundit, kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Armand Teliti e quajti kriminale realizimin e projektit Veliera. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako e cilësoi Velierën si një “projekt madhor për qytetin”. Debatet janë ndezur edhe më shumë në pikën e fundit të rendit të ditës, pikë sipas së cilës do të rritej çmimi i ujit të pijshëm me 15%, e cila u fut në rendit e ditës pak para fillimit të mbledhjes. Kjo shkaktoi debate të forta. PD dhe LSI votuan kundër, pasi nuk ishin njohur me këtë relacion. Kështu kjo pikë nuk u miratua. Debate krijuan edhe 7 pikat e para të rendit të ditës, ku këshilltarët demokratë votuan kundër. Këshilltarët e PD-së akuzuan Bashkinë për mosrealizimin e mbledhjes së taksave.

Artikulli paraprakFreedom House: Miliarda dollarë nga trafiku i drogës në Shqipëri
Artikulli tjetër8 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO