Kërkesa e Bashës për t’i akorduar 50 milion Euro Kosovës trullos Ferdinant Xhaferraj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të kërkojë të hënën që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë. Në konferencë për media të premten, Basha ka deklaruar se kjo gjë përbën interes esencial të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.

Po i pari që ra në këtë njerim është deputeti Ferdinant Xhaferri

Kur urrejtja të verbon gjykimin të nxjerr dhe idiot e mashtrues në sytë e njerezve.

Sot në përpjekje për të sulmuar Lulzim Bashën i cili ka përgjegjesin që i dha mundësin e rikthimit në politikë, Ferdinant Xhaferrit pas humbjes për Bashkinë e Durresit tha se nuk e ka ndihmuar Kosovën kur ishte në qeveri duke akuzuar kështu jo vetëm Bashën por dhe Berishës, as në bashki.

Si qëndron e vërteta?

  1. Basha, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nisi rruga Durrës-Kukës. Kontributi më i madh për bashkimin e shqiptarëve.
  2. Basha, Ministër i Punëve të Jashtme , koha kur u arrit konsensusi për pavarësinë e Kosovës dhe njohja nderkombetare
  3. Basha, Ministër i Brendshëm së bashku me ministrin kosovar, të ndjerin Bajram Rexhep mundësuan që në pukën kufitare të Morinës të ketë vetëm një kontroll dhe jo dy si më parë, gjatë verës kufiri të kalohet me çdo lloj dokument identifikimi dhe patrullim të përbashkët të akseve rrugore mes dy policive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
  4. Ne 2013 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i akordoi 100 mijë eurove për procesin e rindërtimit në veri të Mitrovicës, ku Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës, duke punuar për krijimin e kushteve për kthimin e të zhvendosurve.

26 nëntori 2012 Lulzim Basha vendosi krijimin e Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare. Krijimi i kuvendit u formalizua me miratimin e të zgjedhurve vendorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi e Presheva.

Meqënese nuk e di dhe është pjesë e komisionit të sigurisë po ia kujtojmë zoti Xhaferri se ,- me qëllim të ngritjes së kompetencave të saj ushtarake dhe për ta bërë atë të aftë për t’u anëtarësuar në NATO, në dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi legjislacionin për ripërcaktimin e FSK-së si “forcë ushtarake profesionale” dhe themelimin e një ministrie të mbrojtjes. FSK-ja është gjithashtu në proces të transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës.

Dhe sa i përket argumentit se Kosovën e mbron Nato si ka mundësi që këtë nuk e dinë SHBA, Britania e Madhe, Turqia e Gjermania që po armatosin Kosovën?!

Thjesht turp për një deputet që vetëm se është kundër Lulzim Bashës heq çdo kontribut që ka dhenë për Kosovën qeveria e Partisë Demokratike.

Reagimi i mëparshëm i Xhaferrajt:

Artikulli paraprakPD Vlorë, Nika: Kullat janë transferuar nga Tirana në Vlorë, ka 8 projekte me 25 kate
Artikulli tjetërFundi i Frontit të Bashkuar i Elitave të Tranzicionit