Kërcënohet në krye të detyrës gazetari, shefi i Komisariatit të Laçit bëhet palë me të “fortët”

Një gazetar tjetër u kërcënua me jetë sot në krye të detyrës gjatë raportimit të një ngjarjeje kriminale në qytetin e Laçit. Gazetari Julian Shota nuk u lejua të filmonte skenën e shpërthimit të tritolit në lokalin e Llesh Burakut, pasi vetë ky i fundit, që edhe pse pësoi mjaf dëme materiale në pronën e tij, nuk e lejoi të filmonte por arriti derisa i vuri pistoletën në kokë.
E gjithë kjo ndodhi në kushtet kur gazetari kishte arritur më shpejt se policia në vendin e ngjarjes.
U dësh ndërhyrja e të afërmëve të pronarit gjaknxehtë që të qetësohej situata, që ta shpëtonin gazetarin. Por kërcënimi nuk ka mbaruar me aq, pasi Buraku u ka kërkuar të gjithë gazetarëve të pranishëm të dorëzonin celularët me të cilët kishin filmuar!
Dhe, si për t’i vendosur kapakun kësaj situate, ku tek “i forti” i Laçit nuk kishte mbërritur asnjë këmbë polici për verifikim, iu dërgua një mesazh shefit të Komisariatit të Laçit, Erdi Rreçakut.
“Jam me leje. Të fala”, ishte përgjigja indiferente e shefit Rreçaku për kërcënimin e gazetarit, që ndodhi ende pa u mbushur java nga kërcënimi po me jetë i familjes së gazetares Klodiana Lala.
‘’Në mëngjes shkuam të filmonim, shkuam në mënyrë njerëzore fillimisht, duke uruar që ngjarja të mos përsëritej, ju prezantuam më pas që ishim gazetarë. Në ato momente zotëria tha që kjo nuk do dalë në media, nxorri telefonin dhe i bëri foto makinës sime, duke marrë targën, dhe më pyeti për emrin. ‘’Po e pashë në media do kemi punë bashkë tha!”.
Më ra telefoni dhe nxori pistoletën nga brezi, dhe donte që të ma merrte. Erdhën ca miq të tij dhe i bllokuan armën, i rashë disa herë shefit të policisë së Laçit dhe nuk u përgjigj, pasi i dërguam sms-në për gjendjen, ai na u përgjigj ‘’jam me leje, të fala’’. Se kujt ti bëja të fala unë, atij që më nxori pistoletën”, nuk e di!, shprehet gazetari i Fax News.

Artikulli paraprakKallam Dështaku vetë udhëton me charter kurse qytetarët presin 12 orë linjat e tij ajrore
Artikulli tjetërVetëm këtë vit Bajri ka bërë 4 vrasje, policia nuk e ndalon sepse është i lidhur direkt me Ramën