Këngëtari i njohur shqiptar ngre dyshime të forta: Pse sot thuhet se të gjithë po vdesin nga Covid?

Këngëtari i mirënjohur, Frederik Ndoci, në një shkrim në mediat sociale ka ngritur disa pikëpyetje të shumta lidhur me të dhënat e Covid-19, kudo në botë, duke i konsideruar ato “fake”.

Sipas Frederik Ndocit, i cili ndodhet në SHBA, vendi më i prekur aktualisht nga pandemia në botë, para Covid-19, kishte lloje të tjera gripërash, që merrnin jetë njerëzish, por ka gati gjysmë viti që flitet vetëm për të vdekur nga koronavirusi.

“Pse sot quhen të gjitha covid-19?”“A kanë vdekur më përpara nga gripërat e verës pranverës, dimrit e vjeshtës njerëz?”- pyet ndër të tjera Frederik Ndoci.

“Po pse sot këta viktima që vdesin, thuhet se vdiqën me korona?”, janë disa nga pikëpyetjet që nge këngëtari, duke besuar se e tëra kjo situatë është me tepër si një skenografi, që po i paraqitet njerëzimit, pa dhënë arsyen dhe qëllimin se përse ndodh kjo.

Postimi i plotë; Ne çdo vere ka ken gripi ose rrufa ose shpesh alergjia. Ku shkuan ne 2020 keto gjendje virale? Pse sot quhen te gjitha covid19? A kan vdekur me perpara nga griperat e veres pranveres dimrit e vjeshtes njerez? Po pse sot keta viktima qe vdesin, thuhet se vdiqen me korona? A ndryshon gjendja gripale ne analizen e par qe i behet individit, dhe pse quhet korona?

Sa para (lek)i merren sigurimeve te shendetit kur diagnoztikon doktori dhe ve emertimin corona dhe sa merr po te thote te verteten? Dhe e fundit sa do zgjase kjo skenografi pas 3 nentorit?
Sidomos Ne usa e me pas ne tan boten.

Pse u anollu nga GMPh pilulat qe jan perdorur para 50 vuteve dhe kishin sukses 100% me korona virus? Pse nuk i lejon media rastet qe mjeksia ka genjyer per vdekjen nga korona per x ose y? Pse kur te afermit kan shpallur genjeshter u esht fshire postimi ose videoja e tyre? pse fshihet ne vend videoja Kush mi jep pergjigje perse-ve te mia?

auto Fr

Artikulli paraprakAnalistët e huaj: Rama shqetësohet vetëm për një gjë dhe ajo nuk është Kosova…
Artikulli tjetërKoleksionisti i njohur zbulon dosjet që Rama mbante si i burgosur në Francë për vjedhje ikonash