Këlliçi publikon statistikat: Në eksodin e dytë të shqiptarëve, 70% e azilkërkuesve janë të rinj

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se, ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç, në ditën kur përkujtohet eksodi i shqiptarëve në ambasada i 2 korrikut 1990.

“Pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE.

Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi”, shprehet Këlliçi.

auto

Artikulli paraprakQSUT vatër infeksioni, çon Covid-19 edhe në qytetin e gjelbër
Artikulli tjetërCovid-19/ Çfarë po ndodh në QSUT? (Foto)