Katër tiparet e një psikopati

Kur e dëgjoni fjalën “psikopat”, me siguri se ju kujtohen djelmoshat e rrezikshëm nga filmat horror apo krim të Hollywood-it.
Sidoqoftë, me njerëz të tillë takohemi pothuajse çdo ditë në jetën reale, ku 1 për qind e tërë popullsisë së botës besohet se janë psikopatë.
Disa psikologë kanë treguar për disa tipare të cilët i kanë psikopatët, prandaj në përditshmëri, nëse dyshoni në dikë, shikoni mos i posedon këto tipare:
Mungesa e mëshirës
Psikopatët janë shumë ndryshe nga njerëzit tjerë sepse nuk kanë ndjenja të mëshirës, besimit apo faljes. Ata gjithashtu dinë shumë mirë t’i manipulojnë tjerët dhe i lëndojnë njerëzit pa u menduar dy herë.
Janë manipulues
Psikopatët janë tejet të zotë sa i përket manipulimit. Dhe, përderisa tjerët e manipulojnë dikë pa qëllim apo për të përfituar ndonjë gjë, psikopatët e bëjnë vetëm se ju pëlqen ky proces.
E duan vetëm veten
Psikopatët janë narcisistë në çdo mënyrë! Ata sigurohen të jenë superiorë mbi tjerët, pavarësisht se kush janë ata.
Janë gënjeshtarë
Gënjeshtra është shumë e thjeshtë për njerëz të tillë. Jo vetëm se janë dyfytyrësh – por kanë shumë fytyra. Në shumicën e rasteve, veprat e tyre nuk përshtaten me fjalët e tyre. Ata e gënjejnë çdo njeri pa ndonjë arsye të mirë, dhe as që përpiqen ta fshehin këtë

Artikulli paraprak11 oligarkët e Ramës që fitojnë tenderat miliarda euro nga qeveria
Artikulli tjetërZgjedhjet e nëntorit, strategjia fituese e presidentit Trump