Katër grushtet e shtetit në Turqi

Ushtria turke e ka parë gjithmonë veten në rolin e “guardianit të demokracisë turke” e përcaktuar nga shteti sekular i krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të Republikës Turke. Dhe kjo i ka dhënë asaj një legjitimitet antiligjor  dhe antisistem, që ka çuar më pas në realizimin e disa “grushtesh shteti”, ku Turqia ngjan në këtë pikë me disa vende të Amerikës Latine. Ushtria ka ndërhyrë tre herë në mënyrë direkte në politikën turke. Ndërsa në vitin 1997 kryen një “grusht-shteti postmodern”.
27 May 1960 –Grushti i parë si shtetit në Republikën e Turqisë. Arrestohen Presidenti, Kryeministri dhe anëtarë të tjerë të qeverisë me akuzën për tradhëti. Ky i fundit, Adnan Menderez, ekzekutohet me varje.
12 Mars 1971 –Rënia ekonomike çon në protesta të mëdha. Ushtria ndërhyn përsëri me pretendimin për të rikthyer qetësinë dhe rendin.
12 Shtator 1980 –Përplasjet midis grupeve të majta dhe të djathta çojnë në një tjetër grusht shteti nga ana e ushtrisë. Arrestohen me qindra e mijëra njerëz e më dhjetëra të tjerë ekzekutohen.
28 Shkurt 1997 –Ushtria ofron “një seri rekomandimesh” pas ngritjes së Partisë së Mirëqënies. Qeverisë nuk i mbetet tjetër vetëm se të pranojë. Kryeministri detyrohet të japë dorëheqjen. Në vitin 1998 partia shpërbëhet dhe ish-kryeministri Nexhmedin Erbakani dëbohet nga politika për pesë vjet.
Ish-anëtarë të kësaj partie, përfshirë presidenti aktual Rexhep Tayip Erdogan, themeluan më pas Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Artikulli paraprak53-vjeçari shqiptar, mik i Erdoganit që u vra bashkë me djalin e tij tek Ura e Bosforit
Artikulli tjetërBasha: Të rikthehen negociatat për zgjidhje, PD është gati