Karyabashkiakja e Shkodrës letër Ministrisë: Sa është sasia e pakove ushqimore, kërkoj transparencë të plotë…

Karyabashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është drejtuar me një letër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare, për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore duke kërkuar informacion rreth ndihmave që janë dhënë ndaj familjeve në nevojë përgjatë kohës që kur se ka filluar situata e emergjencës.

Ndër kërkesat e Ademit janë shuma e fondit të shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore për muajin mars 2020; sasinë e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore dhe të tjera që kanë përfituar nga buxheti i shtetit bashkitë; cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje.

Reagimi i Kryebashkiakes Ademi dhe letra dërguar ministrisë

I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:

Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?

Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?

Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?

Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë.

Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë.

Artikulli paraprakTabaku-Ramës dhe Veliajt: Dilni në punë se keni tre javë që fshiheni
Artikulli tjetërBasha i përgjigjet Ramës: Anullo menjëherë koncesionet, shto fondet e emergjencës, cfarë thua në mëngjes e ndryshon në darkë