Karlo Bolino dhe Igli Gjelishti morën miliona euro me tendera pa garë, sistemi i AKSHI në kolaps

Ditën e sotme sistemi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për shërbimet elektronike të noterëve ka kolapsuar, duke mos qenë funksional. Kjo ka bërë që noterët të humbasin aksesin e verfikimit të të dhënave duke ndalur në këtë mënyrë shërbimet për aplikimet në hipotekë.

Kjo platformë administrohet nga kompania Web & Development Communication, e cila është në pronësi të Igli Gjelishtit dhe risjellë sërish në vëmendje institucionin e AKSHI dhe tenderat korruptiv të përfituar nga kjo kompani pa garë.

Igli Gjelishti sipas të dhënave të publikuar nga PD pak javë më parë, ishte përfituesi i tenderave publikë me vlerë 7.5 miliardë lekë, ku një pjesë e konsiderueshme të këtyre parave, i ka kaluar Carlo Bolinos në vetëm 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Kujtojmë se pak javë më parë Partia Demokratike publikoi të dhëna zyrtare nga administrata tatimore, në të cilat rezultonte se zyra private e inxhinjerit të IT, Igli Gjelishti, kishte fituar disa qindra miliona lekë (të reja) në tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Nga ana tjetër, sipas denoncimit të Partisë Demokratike, Gjelishti kishte paguar rreth 1 miliardë lekë (të vjetra) në kompanitë në pronësi të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij, Alba Malltezi.

Artikulli paraprakDy djemte e kryetares së PS masakrojnë me thika dhe leva dy qytetarë, policia fsheh ngjarjen
Artikulli tjetërPonari realizon ëndrrën shqiptare të basketbollit, firmoset marrëveshja historike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës