Kapet në Itali skafi me 4 milionë euro drogë nga Shqipëria

Guardia di Finanza ka kapur në brigjet e Brindizit, Itali një ngarkesë të madhe droge, me vlerë 4 milionë euro. Sipas mediave italiane, është vënë në pranga skafisti shqiptar, emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik.

Sjellja e pazakontë e skafistit dhe tipologjia e mjetit lundrues i kanë bërë përshtypje, policëve që patrullonin në det, të cilët vendosën të ndalojnë skafin disa milje larg bregut.

Gjatë kontrollit në port u gjetën dhe u sekuestruan 186 pako të mbështjella me leter celofan, me një sasi prej 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash. Droga e kapur po të dilte në treg kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Mjeti lundrues që transportonte drogën ishte 5 metra i gjatë me një motor të fuqishëm. Mjeti u sekuestrua në cilënë e provës materiale, ndërsa policia po merr në pyetje skafistin për të zbuluar rrjetin e narkotrafikut.

Artikulli paraprakShqipëria vendi më i korruptuar në Rajon, ja shifrat alarmante!
Artikulli tjetërGjeneral Ahmetaj: 6 shtyllat e Projektit Basha bëjnë diferencën e përgjegjësisë shtetërore për pasojat e tërmetit