Kapet me 1.1 miliardë lekë të vjedhura, reagon hajduti Bolino: Më spiunuan, sulm ndaj lirisë së shtypit!

Hajduti Carlo Bolino ka reaguar poas kapjes duke vjedhur 1.1 miliardë lekë të tksapaguesve shqiptarë dhe ka gjetur fajtorin që sipas tij janë “spiunët që shkelën privatëcinëë e tij dhe rrezikojnë lirinë e shtypit”. Pra, sipas Bolinos, është privatci të vjedhësh paratë e shqiptarëve sipas mentalitetit hajdut të Karlo Bolinos.

Bolino ka zbuluar “armiqtë e padukshëm” për të cilin foli edhe shefi i tij që e furnizon me para dhe këto janë spiunë. Sipas tij, këta spiunë e spiunojnë në jetën private, pra, Karlo Bolino e quan jetë private të vjedhë paratë e taksapaguesve shqiptarë me skemën e Gjilishitit. Pra, të bësh transparencën se ku përfitojnë paratë e shqiptarëve qenka “spiunim” sipas Bolinos. Në fakt ky është morali i hajdutëve si Bolino dhe Rama.

Nga reagimi i Bolinos që pranon përvetësimin e 1.1 miliardë lekëve

“Ajo që ka rëndësi është se Endri Hasa u përdor nga PD për të inaugurar me mua mënyrën e re e të të bërit politikë me të cilën synon të vazhdojë në tetë muajt e ardhshëm fushatë zgjedhore dhe në vitet që vijnë. Një “evolucion” direkt i metodës “Babale”. Duke spiunuar sistemin tatimor, PD ka nisur të përdorë informacionet financiare në dorë të Shtetit për të shantazhuar sipërmarrësit përmes kamikazësh partiakë dhe duke lënë gjurmët trashanike me keq se Babale.

Në rastin tim, duke qenë një gazetar dhe botues, shantazhi është i thjeshtë: Meqë nuk resht së kritikuari opozitën, ne do të tregojmë strategjitë e tua sipërmarrëse dhe do të publikojmë faturat dhe dokumentet e tua financiare, duke orkestruar një fushatë shpifjesh publike. Mediat në dispozicion (që PD financon më valixhet me para cash) janë të shumta: për të kuptuar se kush janë, mjafton të shohësh se kush shpërndan shantazhet e tyre.”

Ai i mëshon idesë se denoncimi i PD-së nuk është investigim gazetaresk por spiunazh i organizuar nga PD-ja. Gjë të cilën e sheh si një dukuri të rrezikshme në kohën kur kjo e fundit do marrë pushtetin.

“Mbi këtë pikë po këmbëgul sepse është çështje e rëndësishme: ky nuk është një investigim (qoftë edhe në shkelje të ligjit dhe e frymëzuar nga partia) i kryer nga një gazetar (si në rastin Babale), por është një spiunazh i organizuar personalisht nga Partia “demokratike”. Dhe kur një parti politike (që kandidohet të udhëheqë qeverinë e ardhshme) përdor të dhënat konfidenciale të Shtetit për të shantazhuar një gazetar “fajtor” vetëm se denoncon dhunën dhe abuzimet e tyre, si quhet: investigim apo kërcënim e linçim?

Ky shantazh a nuk është dhe një sulm i vërtetë ndaj lirisë së shtypit, duke qenë se media duhet të jetë e lirë të kritikojë qeverinë, por edhe të kritikojë opozitën? Problemi u përket të gjithëve dhe nëse ky shantazh bëhet sot duke qenë PD në opozitë, kur iu duhet të bëjnë spiunazh për të gjetur të dhënat konfidenciale, çfarë do të ndodhë me lirinë e shtypit kur kjo parti do të mund të ishte në qeveri dhe gjithë të dhënat do të mund t’i kishte të gatshme në kompjuterat e zyrave?

Do të shantazhojë qytetarët edhe me kartelat e tyre klinike? Çfarë do të ndodhë në Shqipëri? Kjo është një pikëpyetje alarmuese që nuk duhet të shqetësojë vetëm opinionin publik vendas, por edhe botën e ambasadorëve dhe të organizatave ndërkombëtare që kur flasin për standarte dhe respektim të të drejtave njerëzore dhe të drejtave themelore, iu referohen të gjitha forcave politike, jo vetëm qeverisë. Domethënë, nuk mund të kalojë ideja që një parti, vetëm se është në opozitë, mund të ketë të drejtën të shkelë ligjin dhe të shantazhojë kundërshtarët.” – vijon shkrimin Bollino.

“Çështja është shumë serioze dhe nuk më përket vetëm mua. Përkundrazi, unë kam respektuar ligjin, me etikën dhe ndërgjegjen time dhe nëse do të mi kërkonin, do ua ofroja unë të njëjtat informacione tatimore sepse për mua, personalisht, nuk përbëjnë ndonjë sekret. Por a e mendojnë kështu të gjithë biznesmenët? Eshtë normale që një parti të përdorë të dhënat private të qytetarëve për qëllime politike? E vërteta është se pasi dhunuan jetën institucionale me dorëheqjen nga parlamenti, Partia Demokratike ka shkelur një tjetër vijë të kuqe: Tani dhunon jetë private, gjithnjë e më e dëshpëruar, gjithnjë e më ilegale, gjithnjë e më e vetme.

Në 2012, kur Sali Berisha ishte në krye të gjithçkaje, një oficer në shërbim më tregoi se një grup njerëzish të SHIU-t kishin ngritur një sistem spiunimesh të paligjshme që përgjonte kundërshtarët politikë, por edhe informonin hajdutë ordinerë të shtëpive mbi lëvizjet e sipërmarrësve dhe pasuritë që kishin në banesë. Nuk i besova atij rrëfimi dhe në fakt nuk e botova. Por sot shoh të njëjtët njerëz që vazhdojnë të bëjnë spiunime për qëllime të paligjshme dhe filloj të besoj se, ndoshta, ishte e vërtetë edhe ajo çfarë tregonte oficeri. Thjeshtë Berisha dhe Basha janë ata që nuk kanë ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshojnë.” – mbyll reagimin e tij Bollino.

Artikulli paraprakNjë tjetër mjek preket nga Covid-19
Artikulli tjetërPafuqia e kryeministrit për të ndalur vetëvrasjen e tij politike